Evakuimet nga Afganistani/ Ministrja Xhaçka dhe ambasadorja Yuri Kim në Qytet Studenti: Krenari për mikpritjen shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, së bashku me ambasadorën e SHBA Yuri Kim kanë vizituar famiiljet e evakuuara nga Afganistani të cilët janë vendosur në Qytet Studenti, Tiranë.

Me një postim në Facebook Xhaçka shkruan se shumë partnerë e organizata ndërkombëtare po bashkohen çdo ditë në këtë operacion të madh humanitar ndërsa vlerëson mikpritjen shqiptare.

“607 qytetarë afgan, burra, gra dhe fëmijë kanë gjetur sot një strehë të sigurt në Shqipëri. Sot me ambasadoren Kim vizituam familjet e vendosura prej 3 ditësh në qendrën akomoduese në Qytetin e Studentit, ndërsa shumë të tjerë janë sistemuar në Durrës dhe Lezhë. Shumë partnerë e organizata ndërkombëtare po bashkohen çdo ditë në këtë operacion të madh humanitar. Krenari për mikpritjen shqiptare!”- shkruan Xhaçka.

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV