“Nuk ke fare bukuri për të pasur këtë jetë!”, Armina Mevlani i kthehet ndjekëses

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Blogerja, Armina Mevlani ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një bisedë virtuale me ndjekësit, të cilëve u dha mundësinë t’i bënin pyetje në lidhje me jeten e saj private.

Një ndjekëse i shkroi: “A je e gjitha natyrale?”. Armina, e cila ka folur gjithmonë hapur për këtë temë, shkroi: “Jam e gjitha natyrale. Rralllë herë përdor qerpikë fallco (pothuajse kurrë), ashtu sikurse edhe procedurën microblading. Më pëlqen të kem bukurinë e viteve ’90, e gjitha natyrale, edhe me imperfeksionet”.

Mirëpo, një ndjekëse tjetër i shkroi Mevlanit: “Realisht nuk kam asgjë me ty, por për të pasur këtë jetë, nuk e di nëse e meriton, nuk ke fare bukuri!”.

“Bukuria është relative! Jeta ime që është sot nuk ka ardhur prej pamjes, por ka ardhur sepse kam qenë njeri i vërtetë me njerëzit që kam dashur, ka ardhur sepse kam punuar për gjërat që kam dashur, ka ardhur sepse kam një shpirt të lirë, lexoj libra pafund, dashuroj artin, dëgjoj muzikë të mirë, di t’i bëj njerëzit të qeshin dhe të më duan!

Por më e rëndësishmja nuk ruaj negativitet brenda dhe as nuk gjykoj të tjerët, as nuk i shaj. Për këtë arsye jam kjo që jam, bukuria është e fundit sepse nuk ka rëndësi (venitet)”, iu përgjigj Armina.

 

Të fundit

Vështirësohet pleqërimi, rritet hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare

Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve ka gjasa të dëmtojnë më shumë pensionistët,...

Tharja e syve nga telefoni, kujdesi që duhet të tregoni

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që lubrifikojnë syrin. Një...

“Dragoi blu” sa gishti i dorës mbyll disa plazhe në Spanjë

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë për shkak të rrezikshmërisë së...

24 gusht 1954: Getúlio Vargas kryen vetëvrasje në pallatin presidencial të Brazilit

Më 24 gusht 1954, presidenti i Brazilit Getúlio Vargas, një nga figurat më të rëndësishme politike në historinë braziliane, kryen vetëvrasje në pallatin presidencial...

Situata e zjarreve në vend: Evidentohen 10 vatra, vetëm një nën monitorim

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Sipas këtij njoftimi, që prej orës 09:00, e deri...

Lajme të tjera

Web TV