OBSH: 236.000 njerëz në Evropë mund të humbin jetën nga Covid-19 deri në dhjetor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e numrit të të infektuarve në të gjithë Evropën është tepër shqetësuese. Kjo është deklarata më e fundit e bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë gjatë kësaj të hëne.

Drejtori Rajonal i OBSH-së në Evropë, Dr Hans Kluge, tha para mediave se për të arritur në këtë përfundim është bërë vlerësimi epidemiologjik në 53 vende. Në dy javët e fundit numri i të infektuarve sipas OBSH është rritur me 10%.

Shumë vende evropiane, deklaroi Kluge janë duke hasur vështirësi në spitale për shkak të numrit të lartë të të shtruarve.

Ky transmetim i lartë është thellësisht shqetësues, veçanërisht në dritën e marrjes së ulët të vaksinimit në popullatat prioritare në një numër vendesh. Disa vende kanë filluar të vërejnë një barrë në rritje për spitalet veçanërisht në Ballkan, Kaukaz dhe vendet e Azisë Qendrore. Javën e kaluar gjithashtu u pa një 11% rritje e numrit të vdekjeve në rajon. Skepticizmi i vaksinave dhe mohimi i shkencës po na pengon të stabilizojmë këtë krizë, pasi marrja e ngadaltë e vaksinave mund të rrisë rastet dhe vdekjet dhe të çojë në shfaqjen e varianteve të reja shqetësuese.

Kluge renditi edhe faktorët që sipas OBSH kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës dhe ato janë varianti Delta, tani dominues në 15 vende, lehtësimi i masave të shëndetit publik dhe rritja sezonale e udhëtimeve. Kluge bëri thirrje edhe për rihapjen e vitit të ri shkollor.

Fëmijët tanë kanë vuajtur shumë gjatë 20 muajve të fundit, veçanërisht ata që ishin tashmë të prekshëm dhe ose nuk mund të përfitonin nga mënyrat dixhitale të mësimdhënies. Ndryshe nga një vit më parë, ne tani jemi në gjendje t’i mbajmë ata të sigurt.

Ai u bëri thirrje kombeve të zbatojnë strategji vaksinimi për mësuesit, personelin tjetër të shkollës dhe fëmijët mbi moshën 12 vjeç, veçanërisht nëse ata kanë kushte themelore.

Lexo edhe :  Përmbytjet tragjike në Teksas, Trump: Situatë e tmerrshme dhe thellësisht shqetësuese

Deri më tani, rajoni ka regjistruar më shumë se 64 milion raste të konfirmuara dhe 1.3 milion vdekje. 236,000 njerëz të tjerë mund të humbasin jetën nga pandemia në të gjithë Evropën deri më 1 dhjetor, konfirmoi OBSH.

 

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV