Zyrtare/ Rey Manaj rikthehet në Itali, firmos me klubin e Serisë A

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rey Manaj lë Barcelonën për t’u rikthyer në Serie A, pikërisht në kampionatin ku u bë i njohur me fanellën e Interit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare për shkak të mungesës së hapësirave në skuadrën e parë të Barcelonës ka vendosur të largohet në ditën e fundit të merkatos në mënyrë që në këtë sezon të ri futbollistik të marrë sa më shumë minuta në këmbë.

Manaj do ta vazhdojë karrierën te Spezia aty ku do të ketë si trajner një ish-lojtar të Barcelonës pikërisht italo-brazilianin Thiago Motta. Barcelona dhe Spezia arritën marrëveshjen për kalimin e Manajt në Itali, për huazimin e 24-vjeçarit për një sezon për shifrën e 500 mijë eurove ndërkohë që në marrëveshje është përfshirë edhe e drejta e blerjes nga ana e Spezias për rreth 3,5 milionë euro.

Manaj aktualisht është i impenjuar me kombëtaren shqiptare në grumbullimin e kuqezinjëve në Poloni dhe për firmën e tij mbi kontratë dhe prezantimin zyrtar klubi i Spezias duhet të presë edhe disa ditë, ndoshta deri në përfundim të sfidës eliminatore të 8 shtatorit ndaj San Marinos.

Gjatë kësaj vere Rey Manaj spikati me fanellën e Barcelonës në fazën përgatitore teksa arriti të realizonte dhe 4 gola, megjithatë mbipopullimi i Barçës në repartin e avancuar bëri që lushnjari të largohet në kërkim të hapësirave në formacion në një tjetër skuadër. Në Itali Spezia do të jetë skuadra e 5-të e Manajt pas Cremoneses, Interit, Pescarës dhe Pisas.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV