Përbërësit e rrezikshëm të shampove, ja çfarë mund të shkaktojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shampo është nga ato produkte pa të cilat nuk mund të bëni. Kjo përbërje sintetike është përdorur masivisht nga njerëzit në vitet 1930 kur zëvëndësoi sapunin. Ndër vite funksioni i saj ka mbetur i njëjti, por formulat kimike janë shtuar e pasuruar.

Kështu mund të gjeni shampo për flokë të thatë, me yndyrë, të drejtë, me kaçurela, për burra apo për gra.

Po kështu brenda tyre ndryshojnë edhe përbërësit dhe kimikatet me të cilat përgatiten. Sipas ekspertëve disa prej tyre kanë efekte negative në shëndet e sidomos në flokët tuaj. Në këtë artikull do ju redisim të gjithë përbërësit që duhet të evitoni në shampon që përdorni.

Sulfatet

Sulfatet janë një prej pastruesve kryesorë që të gjithë shampot përmbajnë. Ato largojnë yndyrën e tepërt nga skalpi, pluhurin dhe çdo papastërti. Shpesh mund t’i gjeni të shënuara me emrat SLS (sodium lauryl sulfate), SLES (sodium laureth sulfate) apo ammonium lauryl sulfate. Të gjitha kanë efekte negative në shëndetin tuaj, flokë e lëkurë. Mund të shkaktojnë reaksione alergjike në skalp dhe shpërsim të flokëve. Gjithashtu mund të ndikojnë edhe tek nivelet e hormoneve në trupin tuaj.

Parabenet

Për të rritur jetëgjatësinë e një produkti shpesh prodhuesit shtojnë parabene. Kjo substancë ndalon zhvillimin e baktereve brenda një produkti, pra edhe tek shampoja juaj. Parabenet imitojnë rolin e hormonit të estrogjenit i cili është një hormone femëror përgjegjës për riprodhimin. Mbipërdorimi i tij në trup mund të rrisë rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit tek gratë.

Poliethilene (PEG)

Në paketimet e shampove mund ta gjeni me emrin polyethylene glycols ose shkurt PEG. Përdoret në shampoo si një agjent që ndihmon flokun të jetë më i dendur dhe më i plotë. Megjithëse nuk ka ende kërkime të mjaftueshme mbi efektet negative të kësaj përbërje kimike në organizëm, sipas ekspertëve ajo shkatërron skalpin e kokës.

Lexo edhe :  E keni ditur! Ja çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni djathë në mëngjes

Falatet

Një substancë e cila shkakton pubertet më të hershëm tek adoleshëntët dhe mund të shkaktojë probleme me riprodhimin. E gjeni të shënuar me emrin phthalates dhe është një kimikat i dëmshëm për ju dhe ambientin.

Formaldehyde

Shampot që përmbajnë keratinë apo trajtime të tjersha ushqyese për flokët kini parasysh të mos përmbajnë formaldehyde. Kjo substancë është e dëmshme dhe thithet shumë shpejt nga lëkura duke ju shkaktuar një sërë problemesh me të.

Triclosan

Është një antibacterial i fushiqishëm i pranishëm tek sapunët deri në vitet e fundit. Ky kimikat mendohet se mblidhet në trup tek depozitat e dhjamit duke u kthyer në një substancë toksike. Njihet si një disbalancues i hormoneve dhe shkakton probleme afatgjata.

Alkooli

Shumica e produkteve të flokëve përmbajnë alkool i cili i bën flokët dhe skalpin tuaj të thatë. Alkooli përdoret për të trashur shampon, por mund të shkaktojë efekte negative në lëkurë dhe impalanca në hormone.

Parfume

Të gjithë shampot mbajnë erë të mirë dhe më siguroi ju zgjidhni me aromatiket, por a keni menduar ndonjëherë se çfarë shkaktojnë këto substance në trupin tuaj. Parfumi është substancë sintetike e cila gjen vend në shumicën e produkteve të flokëve. Në shumicën e rasteve këto aroma janë sintetike, të prodhuara në laborator dhe për rrjedhojë janë toksike për organizmin.

A janë shampot toksike?

Shumica e produkteve janë të mbushura me toksina dhe kimikate. Këto përbërës ndihmojnë në shkëlqimin, zbutjen dhe aromën e flokëve për të dhënë në fund rezultatin e duhur në fund. Gjithësesi të gjithë këto efekte pozitive kanë edhe anën e tyre negative afatgjatë. Duke nisur që nga disbalanca e hormoneve, tek kanceri i lëkurës, probleme me mushkëritë e shumë të tjera. Kështu që para se të blini një shampoo sigurohuni që është organike, e shëndetshme dhe pa silikon, parabene apo të gjithë përbërësit që përmendëm më lart./AgroËeb

 

Të fundit

Turizmi, lokommotiva e rritjes së PBB-së shqiptare edhe më 2023

Rreth 3/5 e rritjes së PBB-së vjet mund t’i atribuohet drejtpërdrejt apo tërthorazi rritjes së turizmit. Në qoftë se në...

Kam frikë se po harrojmë mësimet nga ajo histori e tmerrshme

E kaluara e familjes sime dhe e Gjermanisë, rëndon shumë mbi mua. Dhe kjo është arsyeja pse ndihem kaq fort për Gazën Nga Eva Ladipo Zakonisht...

Amerika e përshkruar në Luftën Civile nuk është gjysma aq alarmante sa ajo reale

Me Donald Trump dhe trazirat në Capitol Hill në gjykatë, atmosfera e stuhishme apolitike e kësaj distopie ndihet si një polic. Nga Ema Brockes Ndërsa gjykata...

Debat në OKB: Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht

Gjenocidi në Srebrenicë duhet të dënohet në nivel global, duhet të shprehet mbështetje për viktimat, duhet të parandalohet mohimi i gjenocidit dhe duhet të...

Zbatimi i marrëveshjeve/ BE: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Dje u shënua 11 vjetori i arritjes së marrëveshjes së parë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja e 19 prillit të 2013-ës e...

Lajme të tjera

Web TV