Përpara se të largohet nga politika Angela Merkel viziton Shqipërinë, zbulohet arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vizita e fundit e kancelares gjermane Angela Merkel, përpara se të largohet nga politika do të jetë në Shqipëri.

Merkel ka zgjedhur pikërisht Shqipërinë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, në 14 shtator të këtij viti.

Iniciativa e pagëzuar si “Procesi i Berlinit” është ndërmarrje e kancelares gjermane, e cila tashmë po mbush dy dekada në pushtet.

Ky takim në Tiranë është edhe një tentativë e fundit që Merkel t’i japë një shtytje partisë së saj, Unionit Kristian-Demokratik, në zgjedhjet që pritet të mbahen më 26 shtator.

Merkel e ka vizituar vendin tonë në vitin 2015, gjatë mandatit të parë të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

“Berlini zyrtar konsideron se Tirana dhe Rama për këto vite kanë relaksuar marrëdhëniet e vendeve të Ballkanit, veçanërisht me vizitat e ndërsjella në Tiranë dhe Beograd, të cilat ishin në fillim me armiqësi, por më pas me tone të relaksuara”, tha për AP burimi.

Në këtë vizitë, Merkel do të takojë të gjithë liderët e shteteve ballkanike, me përjashtim të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Në përfundim të takimit, Merkel pritet të mbajë edhe një konferencë për media.

Të fundit

Dita e tretë e rinumërimit: Në 218 kuti të Tiranës, PS humb 108 vota, PD 106

Sot, 20 qershor, dita e tretë e rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Deri më tani, janë hapur 218 kuti nga...

Zemërohen izraelitët, Netanyahu “ankohet” për dasmën e të birit në mes të luftës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka nxitur kritika dhe zemërim të madh në vend, pasi në një dalje publike u shpreh i mërzitur për shtyrjen...

20 qershor 1967/ Nikol Kidman, eleganca e një ylli që lindi në Paqësor

Nga Leonard Veizi Në një mëngjes të artë të qershorit, kur dielli lind mbi valët blu të Paqësorit me një qetësi që duket si bekim...

Vrasja e Bugsy Siegel, mafiozit që themeloi Las Vegasin modern

20 qershor 1947 Më 20 qershor 1947, në moshën 41-vjeçare, u vra brutalisht Benjamin "Bugsy" Siegel, një prej figurave më famëkeqe të krimit të organizuar...

Nis shkolla verore për deputetët e rinj të PS, lektori i parë Fatmir Xhafaj

Në ambientet e selisë së Partisë Socialiste ka nisur këtë të premte nga ora 09:00, shkolla verore e socialistëve. A2 CNN mëson se lektori i...

Lajme të tjera

Web TV