“Lutuni për mua”/ E reja afgane jep mesazhin ngjethës pak ditë para se të vritej nga talebanët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Najama Sadaqei, një “youtubere” 20-vjeçare afgane ka dhënë një mesazh disa ditë para se të vritej nga sulmi terrorist në aeroport, ku ndodhej së bashku me vëllanë dhe kushëririn.

Asaj i pëlqente të bënte video teksa gatuante e dëgjonte muzikë, ndërsa vazhdimisht pasqyronte në “Youtube” pjesë nga kryeqyteti Kabul. Katër ditë pasi talebanët erdhën në pushtet, ajo regjistroi një video në dhomën e saj të gjumit në të cilën u tha lamtumirë shokëve të saj me lot.
“Ne të gjithë jemi në shtëpi, nuk kemi mundësi të dalim jashtë, të punojmë apo të studiojmë.

Pavarësisht se thonë se nuk kanë asnjë problem me ne gratë, ne nuk u besojmë talebanëve për shkak të së kaluarës së tyre. Jeta në Kabul është bërë shumë e vështirë, veçanërisht për ata që dikur ishin të lirë dhe të lumtur. Uroj që kjo të ishte vetëm një ëndërr e shëmtuar dhe që një ditë të zgjoheshim. Por e di që kjo nuk është e mundur dhe se është tepër vonë për ne”, tha vajza.

Najma pranoi se kishte frikë të shëtiste në rrugët e Kabulit që kur mbërritën talebanët, dhe u kërkoi shokëve të saj të luteshin për të.
Ajo shkoi në aeroport me vëllain dhe kushëririn e saj atë ditë fatale për të hipur në fluturimin e saj , por, për fat të keq, kurrë nuk mbërriti atje. Ajo u vra në një sulm vetëvrasës të enjten e kaluar, së bashku me 170 afganë të tjerë.

https://www.youtube.com/watch?v=NEiiKx6Fa7k

Të fundit

Anila Denaj: Fitojmë të paktën 20 mandate në Tiranë, PD premton se s’ka gjë në dorë

Për kandidaten në listën e hapur të PS në Tiranë Anila Denaj, socialistët synojnë që të marrin të paktën...

“Bufi i do njerëzit si specie nën hyqmin e vet”/ Rama ironizon primaret e PD nga Kavaja

Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të premte një takim me qytetarë të Kavajës për renditjen e investimeve të bëra nga qeveria në këtë qytet në...

Greqia nuk e nxjerr dot Berishën nga gropa

Dritan Hila Ka një përpjekje për ta paraqitur në prag të zgjedhjeve Berishën si të dalë nga izolimi diplomatik. Pas skadencës së afateve të tipit...

Financat mbushin “thesin”, vetëm në tre muajt e parë të vitit u mblodhën 1.8 mld euro

Kryesisht nga çmimet dhe fitimet e individëve e bizneseve, në dy muajt e parë të vitit në buxhetin e shtetit hynë mbi 181 miliardë...

Historia nga Maliqi, sakrifica e babait që i çon fëmijët në shkollë me kalë

Nga fshati Këmbëthekër i bashkisë Maliq, vjen një histori sakrifice dhe përkushtimi. Genci Limanllari, babai i tre fëmijëve, i çon çdo ditë të vegjlit...

Lajme të tjera

Web TV