Qeveria e re/ Ministrat në “ethe”, kush ikën dhe kush qëndron

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama do të shpallë sot kabinetin e ri, por pavarësisht se në korridoret e selisë rozë përfliten emra të rinj që do të bëhen ministër, por edhe emrat e atyre që do i zërë lapsi për të mos qenë më, sërish nuk përjashtohen surprizat.

Ethet e posteve kanë filluar tek ata që pretendojnë se mund të marrin drejtimin e ndonjë ministrie, ndërsa ka filluar që të frikësohen ata që korridoreve të selisë së Partisë Socialiste po përfliten se do të ikin. Kryeministri Rama kur lajmëroi se do të ndryshonte qeverinë, nuk harroi të thoshte se do të ketë pranë vetes një ekip të ri dhe energjik. Kaq mjaftoi që kush nuk ka qenë shumë i pranishëm në media me aktivitete nuk do të qëndrojë më ministër, dhe secili e ka kuptuar që e kalon apo jo vijën e kuqe. Rama di të luaj mirë “me goditjen e fundit”, çka do të thotë se mund të jetë surprizues edhe për vetë ata që do të emërojë si ministër. Megjithatë, të gjitha pikëpyetjet do të shuhen sot pas orës 10:00 gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare. Por dy emra ai i konfirmoi vetë që janë Taulant Balla si kryetar i Grupit Parlamentar i PS-së dhe Elisa Spiropali në funksionin e saj si Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin. Po ashtu thuhet se do të konfirmohen edhe tre gratë në dikasteret që ato drejtojnë si Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu si dhe Etilda Gjonaj. Mundet që kryeministri për hir të marrëdhënies që ka pasur me deputetin e ndjerë Bashkim Fino dhe rolin e tij në jetën politike shqiptare, do ti japi një ministri vajzës së tij Megi Fino, por kjo ngelet ende e pakonfirmuar. Aktualisht ekzekutivi shqiptar përbëhet nga 15 ministri, pa përfshirë postin e kryeministrit dhe zv/kryeministrit. Struktura e re e qeverisë pritet të ndryshojë, duke u rritur në numër përmes krijimit të portofoleve të reja. Korridoreve të mazhoracës socialiste, e rikonfirmuar në zgjedhjet e 25 Prillit, përfliten emrat e atyre që do të marrin drejtimin jo vetëm të ministrive, por edhe personit që do të marre postin e numrit një të Kuvendit të Shqipërisë. Për kryeparlamentar emri më i lakuar është ai i një gruaje. Por ministrisë së Infrastrukturës mund t’i shkëputet pjesa e Energjitikës. Një portofol i ri që pritet të krijohet është ai Mbrojtjes Sociale Rinisë dhe Sportit. Përfshirja nga Rama në ekipin e tij qeveritar të politikanëve nga Kosova, gjë që ka ndodhur më parë me Besa Shahinin te Arsimi apo Gent Cakajn tek Ministria e Jashtme pritet të vijojë. Ndërkohë që ende shumë ministri të tjera pritet të mësohen në mbledhjen e së enjtes e nga kush do të drejtohen. Emri se kush do të drejtojë ministrinë e Brendshme një ndër dikasteret më të rëndësishme dhe delikate mbetet ende enigmë. E po ashtu edhe ministrat e tjerë, të Drejtësisë, Mbrojtjes, Bujqësisë, Arsimit, Kulturës, Turizmit. Pasi lista të bëhet publike dhe Kuvendi të nisë zyrtarisht, kryeministri do të presë të thirret nga Presidenti i Republikës Ilir Meta për ta mandatuar për krijimin e qeverisë. Më pas zyrtarisht Edi Rama do depozitojë në Presidencë emrat e ministrave, të cilët do të duhet të dekretohen nga kreu i Shtetit. Pavarësisht konflikteve të forta politike nuk priten surpriza nga Presidenti Meta për bllokim të emrave të qeverisë së re, duke iu referuar edhe deklaratës së tij publike pas rezultatit të zgjedhjeve ku theksoi se do të bashkëpunojë me partinë fituese për të mirën e vendit.

Të fundit

“Katastrofa në Los Angeles, shtyhet sërish shpallja e nominimeve për Oscar”

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se ka shtyrë për herë të dytë shpalljen e nominimeve...

Të paktën 10 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Minas Gerais të Brazilit, raporton BBC. Këto rrëshqitje janë shkaktuar...

Rëndohet bilanci në Palestinë, mbi 5.000 të vrarë që nga 5 tetori

Të paktën 5.000 palestinezë janë vrarë dhe zhdukur në ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Gazën veriore që nga 5 tetori”, raportojnë autoritetet lokale. “Rreth...

Ja ushqimet që duhet të konsumoni nëse jemi me grip apo ftohje

Dihet se vitamina C është “arma” e vitaminës kundër ftohjes. Por përveç portokalleve dhe agrumeve që janë burimet kryesore të tij, ka edhe 5...

Republikanë në Kongres hartojnë projektligj për blerjen e Groenlandës

Aleatët republikanë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen të sigurojnë mbështetje për një projektligj mbi autorizimin e bisedimeve për blerjen...

Lajme të tjera

Web TV