Publikohet sezoni i pestë i “La Casa de Papel”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sezoni i pestë i “La Casa de Papel (Money Heist)” është paralajmëruar prej kohësh që do të dalë në Netflix, dhe pritjes i erdhi fundi, pasi tashmë janë në dispozicion pesë episodet e reja të serialit spanjoll.

Sezoni i pestë i pjesës së parë të “La Casa de Papel” u vu në dispozicion të shikuesve të Netflix ndërsa drama popullore spanjolle po përfundon. Fansat e “La Casa de Papel” kanë pritur gati një vit e gjysmë për të parë se çfarë ndodhi pas ngjarjeve të sezonit të katërt. Sidoqoftë, në cilën orë do të vihet në dispozicion për ta parë në platformën ndërkombëtare të transmetimit, shkruan Express.co.uk.

Pjesa e fundit e sagës gjithnjë dramatike do të ndahet në dy gjysma, me pesë episodet e para që do të vihen në dispozicion të fansave më 3 shtator 2021.

Sezoni i pestë do të përfundojë me pesë pjesët e tij të fundit më 3 dhjetor 2021.

Për fansat amerikanë, drama e krimit është në dispozicion nga mesnata e 3 shtatorit 2021, por kjo ky nuk ishte rasti për ata në Britani.

Siç është e zakonshme në bazën e të dhënave Netflix në Britani, ato zakonisht vihen në dispozicion në orën 8:00 të mëngjesit në ditën e lancimit të tyre.

Prandaj, pesë episodet e pjesës së parë të sezonit të pestë do të jenë të publikuar nga sot (e premte), 3 shtator.

Ishte 3 prill 2020, kur fansat u entuziazmuan për herë të fundit nga drama me bazë spanjolle, me pesë episode që u hodhën në platformën Netflix.

 

Të fundit

Banorët e Hotolishtit, protestë: Rruga e re na prish fshatin, mos na shkatërroni shtëpitë

Banorët e Hotolishtit në Librazhd u mblodhën sërish në protestë këtë të mërkurë, duke denoncuar shqetësimeve të tyre për...

Primaret, premtimet, LaCivita dhe çeku 6 milion dollarë (nga Artur Ajazi)

Nga ARTUR AJAZI Gjithë fushata e zgjedhjeve të 11 Majit 2025 për opozitën, është rrotulluar në tre faktorë, primaret, premtimet, Civita, dhe së fundi...

Zaloshnja: Deri më 11 maj priten 200 mijë vota nga diaspora!

Eksperti Eduard Zaloshnja shkruan se emigrantët shqiptarë në përgjithësi nuk janë regjistruar mjaftueshëm për të votuar. "Deri në çastin që po shkruaj këto rreshta,...

Rama u drejtohet sërish emigrantëve në Greqi: Votoni për Shqipërinë evropiane!

Kryesocialisti Edi Rama iu ka bërë sërish thirrje emigrantëve të Greqisë që të kthejnë zarfet me votat në KQZ. Rama thotë se nga informacionet që...

U mbyll 60 vjet më parë, Trump urdhëron rihapjen e burgut të Alcatraz-it

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi dje, të dielën, se ka urdhëruar administratën e tij dhe agjencive përkatëse shtetërore të rindërtojnë dhe rihapin burgun...

Lajme të tjera

Web TV