Këngëtarja e njohur humb betejën me kancerin, e ëma prek me fjalët: Ajo ishte një yll i shndritshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli i grupit “Girls Aloud”, Sarah Harding, ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga nëna e këngëtares. Në gusht të vitit 2020, Sarah, kishte njoftuar se ishte diagnostikuar me kancer të gjinjve në fazë të avancuar, duke treguar se sëmundja është e përhapur dhe në pjesë të tjera të trupit.

“Me zemër të thyer po e shpërndaj lajmin se vajza ime e bukur Sarah ka ndërruar jetë. Shumë nga ju e dini për luftën e Sarah me kancerin dhe ajo ka luftuar fuqishëm që nga diagnostikimi deri në ditën e fundit.

Ajo u largua qetësisht këtë mëngjes. Dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen përgjatë vitit. Kishte shumë rendësi për Sarah dhe i ka dhënë shumë forcë dhe rehati kur e dinte se e donin. E di se ajo nuk do të dëshironte të mbahej mend për luftën ndaj kësaj sëmundje të tmerrshme – ajo ishte një yll i ndritshëm dhe shpresoj që të mbahet mend si e tillë”, ka shkruar nëna e këngëtares në postimin e saj.

Të fundit

“Ky është vetëm fillimi”- Rama paralajmëron tregtarët: Ka filluar konfiskimi i qumështit

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar se ditën e sotme ka filluar procesi i konfiskimit të qumështit dhe...

Aksioni i IKMT në Theth/ Rama: Nuk janë të shkretë për bukën e gojës!

Në mbledhjen me deputetët dhe drejtuesit e bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama ka komentuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth,...

Kush është pas “pushtimit” të zemrës së Thethit!/ Rama paralajmëron banorët

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me deputetët e qarkut të Tiranës dhe drejtorët e Bashkive, Në fjalën e tij kreu i qeverisë u...

“Brenda 2028, mbyllen legalizimet”, Rama: Në Theth nuk do lejohen resorte!

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë çdo akuzë për përfshirje të oligarkëve në projektet e zhvillimit në zonat malore dhe bregdetare të vendit, duke...

Temperatura deri në 36 gradë Celcius, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë këtë të hënë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të...

Lajme të tjera

Web TV