Tirana përkujton shenjtoren shqiptare Nënë Tereza, ceremoni zyrtare në 5-vjetorin e shenjtërimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

5-vjetori i Shenjtërimit të Nënë Terezës, misionares me prejardhje shqiptare e njohur në të gjithë botën për veprat e saj të bamirësisë, ka mbushur sot Tiranën me flamujt e shenjtores përbri flamurit shqiptar në ditën e shndërruar edhe në festë kombëtare. Kështu bën me dije Bashkia e Tiranës, e cila ka përkujtuar përmes një ceremonie zyrtare përvjetorin e shenjtërimit të Anjezë Gonxhe Bojaxhi, apo Terezës së Kalkutës, sic njihet zyrtarisht për shkak të vendit ku ajo shërbeu në pjesën më të madhe të jetës së saj.

Edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një statusi në rrjetet sociale ka përkujtuar këtë ditë të rëndësishme në kalendarin e festave zyrtare në vendin tonë. “Tirana përkujton Nënë Terezën, shenjtoren shqiptare”, shkruan kryebashkiaku Veliaj, duke e shoqëruar postimin me foto të aktiviteteve përkujtimore dhe të flamujve të shenjtores.

5 shtatori i 2016-s shënoi në kalendarin Apostolik Ditën e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës. Kjo datë u kthye në festë zyrtare me një vendim të Këshillit të Ministrave, duke e zëvendësuar me datën 19 shtator që deri para 5 vitesh kremtohej si Dita e Lumturimit të Nënë Terezës.

Të fundit

Ekspertët ‘zbulojnë’ se çfarë i tha bashkëshortja Macron pas shuplakës së bujshme

Pas një momenti pikant mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij, Brigitte ku kjo e fundit duket...

Tragjedi në ishujt Kanarie në Spanjë/ Përmbyset varka me emigrantë

Të paktën gjashtë persona humbën jetën kur një varkë që transportonte emigrantë me destinacion Ishujt Kanarie të Spanjës u përmbys pranë ishullit El Hierro,...

Mitsotakis forcon masat kundër hyrjeve të paligjshme

Greqia ka përgatitur një projektligj që do të përfshijë dënime më të ashpra për azilkërkuesit të cilëve u është refuzuar kërkesa dhe do të...

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Kam në dorë laptopin e patronazhistëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se ka shtënë në dorë laptopin e patronazhistëve të PS-së. Paralajmëroi se në ditët në vazhdim...

Aktori që luajti “Sulejmanin e Madhërishëm” dënohet me burg!

Halit Ergenç, aktori i njohur për rolin e tij si Sulejmani i Madhërishëm në serialin historik me të njëjtin emër, është dënuar me burg...

Lajme të tjera

Web TV