Dua Lipa vendos një tjetër rekord historik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sukseset për Dua Lipën nuk kanë të mbaruar. Së fundmi Lipa ka bërë të ditur se kënga e saj “Levitating”, është e kënga e parë në histori nga një artiste femër që qëndron për 35 javë me radhë në listat e Top 10.

“Kënga ‘Levitating’ e Dua Lipës është kënga e parë nga një artiste femër në historinë e Hot 100, që qëndron në listë për 35 javë në top 10”, shkruhet në një postim.
Dua e ka rishpërndarë dhe ka falënderuar të gjithë njerëzit, me të cilët ka bashkëpunuar për këtë projekt të suksesshëm.

“E pabesueshme! Mirënjohëse që kam bërë këtë këngë me njerëzit e mi të preferuar në këtë planet. Kjo këngë do të kishte qenë asgjë pa ju. Ju dua, faleminderit! 35 javë në Top 10”, shkruan artistja.

Para disa ditësh, Dua shënoi një tjetër sukses. Bashkëpunimi i saj me Elton John arriti të ngjitej në krye të listave dhe është projekti i dytë i John që zë vendin e parë këtë vit pas këngës “It’s a Sin”.

“Epo në moshën time, të kesh një këngë të parën në tabelë është një surprizë e jashtëzakonshme, një arritje. Pra, dy është qesharake. Dua të them se kjo është një ëndërr e realizuar”, u shpreh Elton John pasi arriti këtë sukses së bashku me Dua Lipën.

Të fundit

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Greqia blen raketa franceze! Vihet në zbatim plani 12-vjeçar për modernizmin e mbrojtjes

Vetëm disa ditë pasi Athina ka shpallur planin e saj 12 vjeçar për modernizimin e arsenalit të saj ushtarak me teknologji moderne me vlerë...

Kritere të reja për fermerët, bujqit ankohen për vështirësi në aplikim

Qeveria shqiptare ketë vit ka vënë në dispozicion të fermerëve 4.4 miliard lekë. Skema Kombëtare kësaj here është e ndarë në 8 masa ku kemi...

Lajme të tjera

Web TV