“Ky është fundi i Berishës si xhelat”, befason Frrok Çupi: Basha ka kërkuar masa sigurie për të mbrojtur jetën e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti i njohur i Fjala.al, Frrok Çupi komenton zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, nga përjashtimi i Sali Berishës deri te e ardhmja e kryetarit Lulzim Basha.

Për deklaratat e ish-kryeministrit për të rimarrë partinë, Çupi tha se janë lojërat e fundit të një xhelati si Sali Berisha.

Frrok Çupi tha se vendimi për largimin e Berishës e ka detyruar Bashën të marrë masa shtesë për të mbrojtur jetën e tij.

Pjesë nga deklarata e Çupit:

Ai gjen kurajo që të thotë se do të shkatërrojë vendin. Ky është fundi, këto janë lojërat e fundit, drama e fundit e Berishës. Nuk është e mundur, jashtë çdo lloj llogjike që Berisha të marrë sërish partinë. Ne jemi nën monitorimin dhe kujdesin e aleatëve. Nuk mund të jetë një parti që të mbështesë një xhelat si ky. Nëse do të ndodhte, kjo do të thotë se partia do të konsiderohej jashtë normave, një parti terroriste. PD e ka kryetarin dhe forumet e veta. Basha që dje rrezikoi edhe jetën e tij, me siguri ka kërkuar edhe masa sigurie për të mbrojtur jetën. Por mori një vendim të jetës së tij. Mbrëmë ai tha munda kuçedrën. Sa gjatë do të jetojë në krye të PD, këto janë procese politike që zhvillohen hap pas hapi.

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini shafran të Indisë çdo ditë!

Shafrani i Indisë është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë të gjitha përfitimet e mahnitshme...

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me 28 universitetet që kishte Europa...

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Është koha...

FOTO/ Familjarët e Loredanës ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre

Nuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ata e ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre Ata kanë publikuar një imazh të saj...

Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën

Presidenti Donald Trump po planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën, duke shënuar herën e parë që një president...

Lajme të tjera

Web TV