Rusia eksportuesja më e madhe e gazit në Europë, përfundon gazsjellësi ‘Nord stream 2’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moska do të jetë eksportuesi më i madh i gazit në Europë. Këtë të premte përfundoi gazsjellësi i shumëdebatuar “Nord Stream 2”, që do të eksportojë rreth 55 miliard metër kub gaz në Europë.

Tubacioni shumë i politizuar do të dyfishojë kapacitetin eksportues të gazit të Rusisë në Evropë përmes Detit Baltik dhe do t’i lejojë Moskës të anashkalojë armikun e saj politik Ukrainën si një rrugë kryesore për eksportet e saj fitimprurëse të gazit në Evropë.”.

Ka qenë edhe Polonia e Ukrania të cilat e kanë kundërshtuar këtë projekt. Ukraina është në konflikt me Rusinë që nga aneksimi i Krimesë nga Moska në vitin 2014 dhe ka paralajmëruar shpeshherë se ky gazsjellës mund të përdoret nga Moska si një mjet presioni gjeopolitik, ndërsa vetë presidenti Volodymyr Zelensky muajin e kaluar e përshkroi tubacionin si “një armë të rrezikshme gjeopolitike”. Edhe Polonia ndan të njëjtin shqetësim si Ukraina.

Të tre presidentët amerikanë Barack Obama, Donald Trump dhe Joe Biden e kanë kundërshtuar projektin, duke thënë se është një marrëveshje e keqe për Evropën dhe rrezik për sigurinë e saj. Ka pasur gjithashtu edhe sanksione amerikane ndaj anijeve ruse që montonin tubacionin.

Rusia dhe Gjermania ndërkohë këmbëngulin se “Nord Stream 2” është veçcse një projekt tregtar.

Kancelarja Merkel ka siguruar krerët e vendeve dyshuese se gazsjellësi nuk do të përdoret si armë gjeopolitike ndaj Ukrainës apo vendeve të tjera.

 

Të fundit

“7 ditë katastrofë mjedisore në Elbasan”/ Ministri-gazetarëve: Kujdes me terminologjinë

Është shuar pas 7 ditësh zjarri në fushën e grumbullimit të mbetjeve në qytetin e Elbasanit, ndërsa këtë të...

Uji, biznesi më i madh në Shqipëri

Nga Leonard Veizi Vera ka shtrënguar fort. Termometri ngjitet çdo ditë mbi 35 gradë. Dhe në këtë vapë përvëluese, etja nuk shuhet as me birra,...

“Dënim politik”, Berisha: Ervin Salianji vuajti izolimin për 9 muaj

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri reagimin e parë pasi ish-deputeti demokrat Ervin Salianji fitoi lirinë nga Gjykata e Fierit, pasi qëndroi 9 muaj...

Dosja “Plumbi i Artë”/ Dy avokatë tërhiqen nga procesi, shtyhet seanca

Mbetja pa avokat mbrojtës të të pandehurit Henrik Hoxhaj çoi në dështimin e seancës së radhës të dosjes "Plumbi i artë" në Gjykatën e...

U lirua nga gjykata e Fierit/ Flet avokati i Salianjit: Ishte dënim politik

Avokati Ledio Braho ka folur shkurtimisht në një prononcim për mediat pas vendimit të gjykatës së Fierit për të liruar me kusht të Ervin...

Lajme të tjera

Web TV