11 shtator 1971/ Nikita Hrushov, në krye të pushtetit si shërbëtor i Stalinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nikita Sergejeviç Hrushov, u lind në Kalinovk më 17 prill 1894, vdiq në Moskë më 11 shtator 1971. Ishte një politikan rus, kryetar i BRSS. Pas vdekjes së Stalinit ka qenë kryetar i partisë. Ai pasoi Malenkovin në postin e kryetarit të BRSS.

Prindërit e tij ishin babai Sergej Hrushçov dhe nëna Kesina Hrushçov. Ata ishin fshatarë analfabetë Rusë që merreshin me bageti e bujqësi. Ata kishin edhe një vajzë më të vogël se Hrushçovi, Irna. Hrushçovin prindërit e tij nuk e dërguan në shkollë por e angazhuan me punë të tjera fizike gjatë moshës së adoleshencës në Dombas, një qytet ne lindje të Ukrainës. Hrushçovi duke punuar në Dombas i dërgonte para familjes së tij në fshat.

Me vonë gjatë jetës së tij në Dombas ai u bë një përkrahës i fortë i bolshevizmit gjatë revulucionit Bolshevik. Ai u anëtarësua në Partinë Komuniste pas rënies së carit Nikolla II dhe familjes së tij. Më 1925 pas vdjekes se Leninit ai përforcoi lidhjet me Stalinin duke u bërë një mik i ngushtë i tij. Ai u bë një patriot dhe kontribuoi në Luftën e Dytë Botërore. Ai mori postin e gurvenatorit të Moskës në vitin 1941, në kohën kur në Bashkimin Sovietik po zhvillohej lufta e dytë botërore.

Ai u soll si një shërbëtor i Stalinit sepse ai e kishte marrë postin duke eliminuar disa nga armiqtë e Stalinit. Në mars të vitit 1953 kur Stalini vdiq, Hrushovi duke eleminuar rivalin e tij për postin Lavrentij Beria arriti të bëhej kryetar i Bashkimit Sovietik, po ashtu edhe kryetar i Partisë Komuniste. Ai drejtoi Bashkimin Sovietik për 11 vite.

 

Të fundit

Dështoi në Bundesligë, ylli i Portugalisë pranon shitjen për hir të… Botërorit

Bayern ka vendosur ta shesë mesfushorin Palhinha. Portugezi ka dështuar në sezonin e tij të parë në Mynih dhe...

Evropa nuk ka pse të zgjedhë mes armëve dhe mirëqenies. Ka një rrugë tjetër

Po, shpenzimet për mbrojtjen duhet të rriten – por shkatërrimi i shtetit social për t’i financuar do të ishte një gabim i madh Shahin Vallée...

Serbia pengon sportistët të marrin pjesë në Evropianin e Esports në Kosovë

Nga 9 deri më 13 korrik, palestra “1 Tetori” në Prishtinë do të jetë qendra e sporteve elektronike në Evropë, teksa mikpret edicionin e...

“U bë kohë e gjatë me të njëjtët njerëz”, Rama sinjale të forta në Fier

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në Bashkinë e Fierit, e drejtuar nga politikani dhe ish-deputeti socialist Armando Subashi. Ai ka paralajëmruar se edhe...

Altin Dumani i jep një sinjal të fortë politikës: Ndërhyrjet tuaja…

Kreu i SPAK, Altin Dumani, i ka dhënë një mesazh të qartë politikës shqiptare teksa nënvizoi se rekomandimet e dërguara përmes Kuvendit nuk janë...

Lajme të tjera

Web TV