U zhvati 8 milionë lekë familjarëve të pacientëve me Covid/ Prokuroria e Tiranës çon për gjykim ish-sanitaren Tire Alldervishi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim dosjen për Tire Alldervishin, ish-sanitaren e Spitalit “Shefqet Ndroqi”.

“News  24” raporton se për gjykim do të dërgohen edhe infermieret e Spitalit Covid-2, që dyshohet të jenë pjesë e skemës së korrupsionit, dhe që përballen me akuzat për “shpërdorim detyre dhe mashtrim”.

Sjellim në vëmendje që Tire Alldervishi, duke u shtirur si infermiere, dyshohet se i mori 8 milionë lekë familjares së një pacienteje të infektuar me koronavirus në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ishte denoncimi i vajzës së një pacienteje me Covid, që çoi në pranga sanitaren e spitalit,

Pacientja ndërroi jetë nga COVID-19 dhe nga bisedat me të bijën është zbuluar një skemë më e gjerë mashtrimi. Bashkë me Tire Alldervishin, u arrestuan edhe dy infermiere të Spitalit “Shefqet Ndroqi”,  Sheqerije Koçi dhe Mira Bushi të akuzuara si bashkëpunëtore në korrupsion.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV