Vota “tradhtare” e opozitës për Lindita Nikollën! Dule apo Kryemadhi kush po “gënjen”?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lindita Nikolla tashmë është kryetarja e parlamentit shqiptar e zgjedhur nga votat e mazhorancës dhe 2 vota na opozita. Në një llogaritje të thjeshtë matematikora mazhoranca kishte 77 vota me gjithë deputetët e PSD ndërkohë Nikolla u zgjodh me 79 vota.

Kush “tradhëtoi” nga opozita?

Opozita duket se ka edhe një problem tjetër, krahas atij të madhit që lidhet me përçarjen që solli përjashtimin e Berishës, ai lidhet me gjetjen e dy “tradhtarëve” që dhanë votën pro Lindita Nikollës për në krye të Kuvendit.

Për të shmangur firon e votave nga të vetët, Basha urdhëroi grisjen e fletëve të votimit nga demokratët pa i futur në kutinë e votimit, ndërsa aleatët votuan normalisht

Ndërsa Rama përfitoi nga situata dhe nxori qesen duke mbledhur votat I cili krijoi një inat tek opozita, duartrokitje nga mazhoranca.

Në fund, pas numërimit, u konstatua se në kuti gjendeshin vetëm katër vota kundër. Më vonë, LSI deklaroi se ajo kishte dhënë 4 vota kundër Nikollës, po aq sa u gjenden në kuti.

Bazuar në llogari të thjeshta, dilte që “tradhtarët” ishin Nusret Avdullai dhe Vangjel Dule.

“Vota ime ishte kundër kandidaturës së zonjës Nikolli”, thotë Vangjel Dule.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka deklaruar votën e 4 deputetëve të kësaj partie, kundër Lindita Nikollës për kryetare të re të Kuvendit.

Në një status në rrjetet sociale, Vasili shprehet se kjo votë është përgjigja e vetme ndaj çdo farse.

“Votimi dhe vota kunder i te gjithe deputeteve te LSI per propozimin e rilindjes per kryetar kuvendi eshte pergjigja e vetme ndaj çdo farse!”, shkruan Vasili,

Por këtu nuk dalin llogaritë se me deklarim publik janë pesë vota kundër zgjedhjes së kryetares së re të kuvendit. Ndërsa në kutinë e votimit u gjetën vetëm katër vota kundër.

Lexo edhe :  “Ilir Meta në listat e PD është turp i madh”, shpërthen Elezi: Ka degjeneruar të djathtën

Kush po gënjen?

Të vërtetën e di vetëm ai që hodhi votën pro ndërsa kishte urdhër se do të votonte kundër. Tradhëtari tashmë është i qartë dhe gjendet në gjirin e LSI dhe Vangjel Dules pasi këta bën votim normal. Disa ditë më pare gazeta Shqip zbuloi se aleatët e bashes duan të krijojnë grupin e tyre parlamentar dhe ishte e vërtetë.

Tashmë opozita është më keq se kurrë një Bashë i vetëm pa Berishën në krah të cilin e përjashtoi, pa Monika Kryemadhin dhe me sa duket edhe aleatët të cilët u bën deputet me votat e PD po largohen./Gazeta Shqip

Të fundit

Fallciteti i PD

Nga ARTUR AJAZI Janë fallco edhe në Parlament, edhe në protesta. Janë fallco në selinë e partisë edhe në takime...

Vota e diasporës/ Nis takimi i Sali Berishës me shqiptarët në Romë

Ka nisur takimi i kreut të PD Sali Berisha me shqiptarë të cilët jetojnë në Romë. Berisha është pritur me ovacione nga demokratët. Takimi ka nisur...

“Ardhja e pushuesve të huaj, meritë e Zotit”- Rama i përgjigjet komentuesit

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën ‘Sy m’sy’ i është përgjigjur një komentuesi, i cili shprehet se Shqipëria ka shumë turistë sepse Zoti na ka...

“Loredana më mirë pa Jozin në lojë”/ Këngëtari përballet live me nënën e banores

Nëna e Loredanës: Doja të thosha që para se të dilte Jozi, u soll mirë me Loredanën, na ka pëlqyer. Por, fillimisht, sjellja e tij...

Papa Françesku ndërpret predikimin: Kam vështirësi në frymëmarrje

Papa Françesku, teksa ishte duke lexuar një pjesë të predikimit të meshës që ai kryesoi në sheshin e Shën Pjetrit ditën e sotme (9...

Lajme të tjera

Web TV