Kurti: Nga 1 tetori universiteti publik falas për të gjithë studentët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se nga 1 tetori do të hiqen të gjitha pagesat për studentët e Bachelorit dhe Masterit, në të gjitha universitet publike në Kosovë. Në një konferencë për mediat, Kurti tha se ky vendim do futet në fuqi edhe për studentët e vitit akademik 2021/2022, ndërsa theksoi se do të ketë ulje çmimesh edhe për studentët e Doktoraturës.

“Nga një tetori i këtij viti duke filluar nga viti akademik 2021/2022, arsimi i lartë në Kosovë do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë për nivelin Bachelor dhe Master ndërsa ata të Doktoratës do të kenë lehtësime”, ka thënë Kurti.

Në politikën e re do të përfitojnë edhe studentët e vendeve të rajonit, të cilët do të trajtohen si studentët vendas. Kurti është shprehur se një vendim i tillë do të ndihmojë në përmirësimin e nivelit të përgjithshëm arsimor të popullsisë.

“Besojmë që në këtë formë nxisim interesimin për studime të larta duke përmirësuar nivelin e përgjithshëm arsimor të popullsisë sonë dhe duke kontribuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor që është parakusht për zhvillim ekonomik e progres shoqëror. Nga ky vendim do të përfitojnë të gjitha kategoritë e shoqërisë. Do të përfitojnë edhe studentët e vendeve të tjera e sidomos të atyre të rajonit që do të trajtohen si të gjithë studentët e tjerë”, u shpreh Kurti.

Në universitetet publike në Kosovë, studentët e nivelit Bachelor deri më tani kanë paguar 25 euro për semestër, përveç vitit të parë të studimeve që ka qenë falas. Semestri për nivelin Master ka kushtuar 150 euro, ndërsa për doktoraturë 500 euro.

Kosova bëhet vendi i parë në rajon që ofron edukim falas në nivelet Master dhe Bachelor. Në Maqedoninë e Veriut studentet paguajnë nga 200 deri në 400 euro për një vit akademik, në Malin e Zi kostoja e studimit është afërsisht 1000 dollarë. Ndërsa në Serbi kostoja minimale është 500 euro.

Lexo edhe :  Vrasja në Gjilan, flitet për fajde me dorëzani 70 mijë euro

Ndërkohë në vendin tonë, falas e përfitojnë studentët e kategorive të veçanta, me 50% ulje e përfitojnë studentët me mesatare mbi 6. Në Bachelor pagesat luhaten mbi 30.000 lekë, ndërsa në Master deri në 80.000 për një vit akademik, por pagesa varet programit të studimit.

 

Të fundit

Shqiptarët “lamtumirë” Anglisë!/ Zbulohet sa viza u aprovuan në 2024

Prej vitit 1998 Britania e Madhe u kthye në "Eldoradon" e shqiptarëve për të emigruar. Jo zyrtarisht besohet se në...

Arsenal e nis me fitore sezonin e ri ndaj United, Djajtë vazhdojnë “çalimin”

Arsenali ka fituar në transfertën e Manchester United. Sfida u vendos nga goli i vetëm i Calafiorit në minutën e 13-të. Për rastin në...

Trupat gjermane do të garantojnë sigurinë e Ukrainës? Berlini lë të hapur mundësinë

Zëvendëskancelari, Ministri i Financave dhe kreu i Partisë Socialdemokrate (SPD) Lars Klingbeil la të hapur mundësinë e pjesëmarrjes së Gjermanisë  në forcat e mundshme...

Tani Google Photos do t’iu tregojë nëse një foto është krijuar nga AI apo jo

Google Photos së shpejti mund ta bëjë më të lehtë për të parë nëse një foto ose video është ndryshuar me mjete të Inteligjencës...

Ekspertët në alarm: Gjenerata Z është e fiksuar pas nxirjes

Nxirja e lëkurës është rikthyer dhe ndoshta në nivelet më të larta se kurrë. Sipas një sondazhi të fundit nga Akademia Amerikane e Dermatologjisë...

Lajme të tjera

Web TV