Rama pret në zyrë Ermal Metën, i dhuron librin me piktura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot Ermal Meta do të mbajë koncertin e tij në Shqipëri, me premtimin se ky do jetë  më i miri që ka zhvilluar gjatë gjithë karrierës . Në këtë koncert që pritet të nisë në orën 19:00, Meta ka zbuluar se do të këndojë edhe shqip, një surprizë kjo që ka përgatitur për publikun shqiptar të cilin e ka konsideruar si më të veçantin, kjo për shkak të lidhjes së ngushtë që ka me Shqipërinë, vendin ku u lind dhe u rrit.

Sot në prag të koncertit, Ermali është takuar me kryeministrin Edi Rama, të cilit i ka dhuruar edhe librin e tij me piktura.

“Super Ermal Meta e nis turin nga Tirana drejt Italisë. Ishte kënaqësi e posaçme që i ra rruga nga zyra ime, ku u ndal për një bisedë të këndshme”, shkruan Rama.

Ermal Meta do të këndojë sot në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ku koncerti pritet të fillojë pasdite në orën 19:00. Më herët, në konferencën për shtyp, i shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Meta u shpreh dje se pavarësisht se nuk është hera e tretë që këndon në Shqipëri, i duket si hera e parë dhe se po dridhej nga emocionet. Ai tha se do t’i ‘shkrijë’ të gjitha energjitë në skenë, ndonëse për të është hera e parë që do të  bëjë një koncert në stadium.

Ermal Meta, i cili jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij artistike në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë. Pas shumë muajsh pauze prej pandemisë, Ermali ka vendosur të kryejë turin e tij të parë muzikor. Një turne i cili do t’i japë fund mungesës së koncerteve, por në të njëjtën kohë do të ketë një rëndësi emocionale për këngëtarin prezenca e tij në Shqipëri.

Lexo edhe :  PD e zhgënjyer me votimin nga diaspora, i fton të votojnë në Atdhe

 

Të fundit

“E kisha për konsum personal”, kandidati i Lapajt: Nuk ndihesha mirë

I arrestuar ditën e djeshme nga policia e Sarandës pasi u kap me një sasi kokaine me vete, kandidati...

Anëtarësimi në BE më pranë se kurrë, pritet hapja e grupkapitullit të radhës

Konferenca e Pestë Ndërqeveritare Shqipëri-BE do të mbahet më 22 Maj në Bruksel, ku pritet hapja e grupkapitullit të ri të negociatave "Konkurrueshmëria dhe...

Shkalla e Parë e dënoi me 1 vit burg, Apeli jep vendimin për Luiz Ejllin

Gjykata e Apelit Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka pranuar kërkesën ankimore të Avokateve Arbër Hoxha dhe Dritan Metani duke ndryshuar vendimin e Gjykatës së...

Putin: Ne dhe Kina do të miratojmë një dokument për parandalimin e nazizmit

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot, pas bisedimeve me Presidentin kinez Xi Jinping, se do të miratohet një dokument përfundimtar që do të përqendrohet...

Legjenda Zanetti bekon yllin e Interit: Fiton Champions dhe ‘Topin e Artë’

Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe aktualisht zëvendëspresident i klubit, ka shprehur ëndrrën e tij për një kalim simbolik të stafetës: nga një kapiten...

Lajme të tjera

Web TV