Përmbyset varka, nëna sakrifikon jetën për të shpëtuar dy fëmijët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua nga Venezuela ka bërë sakrifikuar jetën për të shpëtuar 2 fëmijët e saj, pasi barka me të cilën ata ishin duke lundruar u shkatërrua dhe u lëkund në det për katër ditë me radhë.

Mariely Chacón, 40 vjeç, ishte në anijen “Thor” me djalin e saj 6-vjeçar dhe vajzën e saj 2-vjeçare, për një udhëtim nga Higuerote në Ishullin Tortuga, në shtetin e Mirandës. Lundrimi më 3 shtator u shndërrua në katastrofë për nëntë personat në bord kur një valë e madhe e shkatërroi trupin e anijes.

Chacón ngeli në një varkë shpëtimi me fëmijët e saj dhe dadon e tyre 25-vjeçare, Verónica Martinez. Ndërsa lundronin nën diellin përvëlues, Chacón vendosi që fëmijët e saj të shpëtoheshin me çdo kusht. Ajo i shpëtoi fëmijët nga dehidratimi duke i ushqyer me gji.

Kur fëmijët e rraskapitur u gjetën më në fund nga autoritetet katër ditë më vonë, ata ishin kapur pas trupit të nënës së tyre në një varkë të vogël shpëtimi. Pesë personat e tjerë që ishin në bord janë ende të zhdukur, përfshirë Remis Clambor, burri i Chacón dhe babai i fëmijëve të saj, disa miq të çiftit dhe një anëtar i ekuipazhit.

Një burim i mjekësisë ligjore tha se nëna kishte humbur jetën nga dehidratimi i përshpejtuar nga ushqyerja me gji. Funerali i Mariely Chacón u mbajt më 11 shtator në kryeqytetin venezuelian dhe shërbimi u transmetua në YouTube. Shumë postuan në mediat sociale për të nderuar sakrificën e saj.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV