Vodhën një market në Vlorë, Policia arreston 5 hajdutët e mitur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Vlorës ka mundur të identifikojë dhe kapë 5 autorët e dyshuar për vjedhjen e një biznesi në lagjen “Pavarësia 2”, në qytetin bregdetar. Katër prej të arrestuarve, sipas policisë, ishin të ngarkuar me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Të arrestuarit janë, R. L., 17 vjeç dhe I. T., 16 vjeç, të dy banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, K. B., 15 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë dhe E. XH., 18 vjeç, banues në Durrës.

Ata dyshohen se kanë vjedhur produkte të ndryshme dhe një shumë parash në një market në pronësi të shtetasit D. H. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës.

Vodhën me thyerje një biznes në qytetin e Vlorës, kapen dhe arrestohen në flagrancë 5 autorët e dyshuar, 4 prej tyre me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në DVP Vlorë, pas njoftimit të marrë se në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, ishin vjedhur disa produkte në një biznes, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, arrestuan në flagrancë katër shtetasit e mitur me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes:

R. L., 17 vjeç dhe I. T., 16 vjeç, të dy banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, K. B., 15 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë dhe E. XH., 18 vjeç, banues në Durrës.

Lexo edhe :  Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, kanë vjedhur produkte të ndryshme dhe një sasi të vogël parash në marketin në pronësi të shtetasit D. H. dhe më pas kanë tentuar të largohen me një automjet me drejtues shtetasin B. S.
Gjithashtu, njëri prej autorëve të dyshuar, shtetasi i mitur I. T., dyshohet se më datë 19.09.2021, ka vjedhur disa sende personale dhe një shumë parash të një shtetasi.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit B. S., 46 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Në cilësinë e provës materiale, Policia ka sekuestruar një shumë parash, produkte të vjedhura, mjetet që përdornin këta shtetas për realizimin e vjedhjeve, si dhe automjetin me të cilin tentuan të largoheshin pasi kishin kryer vjedhjen.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të kryera nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Të fundit

A do të thotë mbyllja e institucioneve serbe edhe ndërprerje e punës së tyre? Jo.

Punë edhe nga shtëpia, edhe nga një qytet kufitar i Serbisë. Ky është rasti i Milloshit nga veriu i...

Tërmeti shkund Italinë

Një tërmet me magnitudë 3.6 u regjistrua në orën 02:42 të mëngjesit në veriperëndim të Friuli Venezia Giulia, në provincën e Udines. Sipas të dhënave...

Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britani, shpëton gruan nga përmbytjet (VIDEO)

Një shqiptar që jeton në Britaninë e Madhe është kthyer në heroin e ditës, teksa pamjet treguan se ai rrezikoi jetën e tij duke...

SHBA/ Gjykata e Lartë mund të mbyllë TikTok! Dy miliarderët duan të blejnë asetet

Një grup i udhëhequr nga miliarderi dhe ish-pronari i Los Angeles Dodgers, Frank McCourt, ka bërë një ofertë zyrtare për të blerë TikTok nga...

A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?

Zef Brozi Përgjigjen e kësaj pyetje duhet ta japë SPAK jo me fjalë e deklarata por me veprime konkrete pa vonesa të mëtejshme duke vënë para drejtësisë...

Lajme të tjera

Web TV