“Mos fol për nënën time”/ Sherr gjatë konferencës për shtyp, boksierët përleshen me njëri-tjetrin (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dueli i 6 nëntorit mes boksierit meksikan Saul Canelo Alvarez dhe amerikanit Caleb Plant ka nisur më herët. Gjatë konferencës për shtyp që dy boksierët kampionë bote në peshën e mesme kanë zhvilluar në Amerikë, ka nisur një sherr mes tyre, duke shtyrë e grushtuar njëri-tjetrin.

Gjatë kohës që ishin “ballë për ballë”, dy boksierët po flisnin mes tyre dhe në një moment është Canelo Alvarez që shtyn Plant. Ky i fundit reagon duke e grushtuar rivalin dhe po të njëjtën gjë bën edhe meksikani. Menjëherë kanë ndërhyrë stafet përkatëse dhe forcat e sigurisë për të ndalur dy boksierët.

Sipas Canelo Alvarez 56 fitore, 1 humbje e 2 barazime, ka qenë Plant (21 fitore, 0 humbje) ai që e ka provokuar, duke e fyer nga familja. “Mos fol për nënën time”, ka qenë komenti i meksikanit. Ky incident ka bërë që situata të jetë e tensionuar dhe sfida mes tyre, për unifikimin e titujve kampionë, të jetë e fortë.

 

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV