SHBA/ U pushua nga puna në supermarket, burri hap zjarr , vret 1 person dhe plagos 12 të tjerë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një person ka mbetur i vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë në një supermarket në Tennessee, SHBA. Pas sulmit, autori e drejtoi armën edhe nga vetja.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se autori i armatosur ndoqi blerësit dhe punonjësit e supermarketit ndërsa ata vraponin të fshiheshin nëpër rafte. Disa madje u futën edhe në frigoriferët e dyqanit.

Si pasojë e plagëve të marra, një nga 12 të plagosurit iu nënshtrua një operacioni ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion. Ngjarja ndodhi në marketin Kroger, në qytetin Collierville.

“Gjetëm njerëz të fshehur nëpër frigoriferë apo të kyçur nëpër zyra. Po bënin atë që u ishte mësuar në kështu rastesh, vrapuan dhe u fshehën,” thanë autoritetet për mediat.

Sipas raportimeve, sulmuesi ishte në ish-punonjës i supermarketit që ishte pushuar të enjten nga puna.


Të fundit

SHBA/ U pushua nga puna në supermarket, burri hap zjarr , vret 1 person dhe plagos 12 të tjerë

Një person ka mbetur i vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë në një...

Veliaj nga Verona: Po punohet për një treg agro-ushqimor publik dhe me çmime më të ulëta se në privat

Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj teksa ishte në një vizitë zyrtare në Verona për të tjera marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve, u ndal...

Ambasadorja Yuri Kim mbërrin në selinë blu, takim i papritur me kryedemokratin Lulzim Basha

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim pritet të zhvillojë një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Takimi mes Bashës dhe Kim është...

Atentati ndaj Inez Hajrullës në Vlorë në maj të 2019, ekstradohet nga Gjermania 25-vjeçari

Një 25-vjeçar është ekstraduar nga Gjermania ditën e sotme, i shpallur në kërkim si pjesë e grupit që tentuan të ekzekutonin Inez Hajrullën, ngjarje...

Kancelarja gjermane kafshohet nga papagallët, ja reagimi i saj (Foto)

Angela Merkel gjatë një turi vizitash lamtumirë që ka bërë ka vizituar parkun e shpendëve Marlow. Merkel në këtë park ka ushqyer gjelat si...

Lajme të tjera

Web TV