E akuzuan se kopjoi Elvana Gjatën për albumin e ri, reagon për herë të parë Elhaida Dani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elhaida Dani prezantoi këngët e albumit të saj të ri “ZanIn”, në fillim të kësaj jave. Këngë që u pritën shumë mirë e u vlerësuan shumë. Mirëpo, të shumta ishin edhe komentet që thoshin se stili ndryshe i Elhaidës kësaj radhe, ishte frymëzuar nga Elvana Gjata.

Gjatë një interviste për T7, këngëtarja është pyetur rreth këtyre komenteve, duke i qartësuar të gjithë. Ajo u shpreh se nuk është e vërtetë që ka kopjuar Elvanën, por pranoi se Elvana ka qenë e para që e risolli në modë këtë stil të të bërit muzikë, diçka që Elhaida e vlerësoi shumë.

Artistja, e cila është zhvendosur në Itali prej nëntë vitesh, mohoi ta ketë kopjuar Gjatën.

“Nuk është e vërtetë, por të them të drejtën që Elvana ka qenë e para që risolli muzikën shqiptare në këtë lloj stili, në këtë lloj mënyre sa më moderne dhe e kam vlerësuar shumë, sepse duhej ta bënte dikush. Elvana e bëri aq mirë sa e riktheu në modë le të themi dhe i la hapësirë çdo artisti tjetër për ta bërë”,- tha Elhaida.

Të fundit

Alimehmeti: SHBA po jep një mesazh të qartë përmes heshtjes lidhur me zgjedhjet

Kandidati demokrat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit Ilir Alimehmeti i ftuar në një intervistë të dhënë...

Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Platformat e KQZ janë gjendur nën sulme kibernetike!

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ka deklaruar se gjatë kësaj periudhe zgjedhore, platformat e KQZ janë gjendur nën sulme kibernetike. Ai zbuloi...

Përfaqësuesi i PD denoncon: Në bar kafenë e Dervish Beqirit gjeta fletë të vulosura…

Bledar Himçi, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka denoncuar në një konferencë për mediat një ngjarje të dyshimtë që ndodhi në barin e Dervish Beqirit,...

5D në GJKKO/Avokati i Redi Mollës:I takon prokurorisë të thërrasë sa dëshmitarë të dojë

Në GJKKO është mbajtur seanca e radhës e dosjes 5D, ku mes të pandehurve është edhe ish drejtori i bashkisë, Redi Molla. Në emër të...

Berisha denoncon: Treni bullgar doli nga shinat dhe mbeti në stacionin e Pekishtit

Kreu i PD-se, Sali Berisha deklaroi sot se në fshatin Pekisht të Elbasanit, në një bar-kafe në pronësi të kryeplakut Dervish Beqiri, janë gjetur...

Lajme të tjera

Web TV