Reciprociteti për targat/ Rama viziton nesër Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nesër kryeministri Edi Rama do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me homologun e tij Albin Kurti. Kjo vizitë vjen në mes të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Mes dy krerëve të qeverive pritet të ketë diskutime edhe për incitivat rajonale si ‘Open Balkan’ në të cilat Kosova ka refuzuar të marrë pjesë. Vizita vjen pas ftesës së kryeministrit Albin Kurti. Ky takim do të mbahet në Prishtinë, ndërsa pritet të nisi rreth orës 09:00 të mëngjesit, për të vijuar me diskutimet më të rëndësishme që prekin të dyja vendet, deri në orët e pasdites.

Mes dy kryeministrave pritet të diskutohet edhe për bashkpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe heqjen e barrierave mes shqiptarëve.

Lufta ndaj pandemisë së COVID 19, pritet të marrë vëmendje, ndërsa Kurti ka shprehur më herët edhe mundësin e luftës së korrupsionit në të dy shtete.

Rama  do të takohet me tre liderët e opozitës: Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku. Gjatë qëndrimit në Kosovë, Rama do të dekorojë edhe akademikun, Rexhep Qosja. Pas formimit të qeverisë së re, kjo është vizita e parë zyrtare e kryeministrit Edi Rama në Kosovë, me ftesë të kryeministrit Albin Kurti.

 

 

Të fundit

Japonia në flakë/ Evakuohen banorët, mbi 5.200 hektarë pyje të djegur

Në Japoninë veriore, zjarri më i madh pyjor i tri dekadave ka shkaktuar evakuimin e mijëra personave. Rreth 2,000 njerëz...

A do të rikthehet në Big Brother Vip? Eduart Grishaj tregon nëse i mungon programi

I ftuar në podcastin e Alketa Vejsiut, Eudart Grishaj foli më shumë për karrierën e tij si regjisor si filmash ashtu dhe emisionesh të...

‘Amerika nuk do ta durojë për një kohë të gjatë’/Zelensky i kundërpërgjigjet Trump

Volodymyr Zelensky ka theksuar rëndësinë e arritjes së një paqeje të vërtetë dhe të shpejtë, pas kritikave të Donald Trump ndaj tij. Në një postim...

Aksident në Barcelonë/ Dy autobusë turistësh përplasen ‘kokë më kokë’, 50 të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Barcelonë, ku dy autobusë që po transportonin turistë janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë rreth 50 persona...

Krimi elektoral?/ Kikia: SPAK të ndjekë paranë, besoj do shkojë te “strofulla”

Analisti Mentor Kikia, komentoi aktualitetin politik. Duke folur për Primaret në Partinë Demokratike, Kikia tha se primaret në PD janë një proces pozitiv për demokracinë....

Lajme të tjera

Web TV