1 vit më parë u përdhunua nga 6 persona, e mitura përjeton sërish “makthin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

17-vjecarja nga Fushë Kruja ka përjetuar sërish të njëjtin makth, atë të përdhunimit dhe rrëmbimit nga disa persona. Historia e saj tronditi publikun rreth një vit më parë pasi u zbulua se për muaj me radhë ishte shfrytëzuar seksualisht nga një grup personash.

Për t’i shpëtuar përsëritjes së ngjarjes, ajo u shpërngul në Tiranë, por dy prej personave u liruan nga burgu dhe kanë marrë sërish viktimën duke e mbajtur peng për 5-6 orë. Njëri prej personave të liruar u la në “arrest shtëpie” ndërsa tjetri në “detyrim paraqitje”, por ia dolën që të kapnin vajzën dhe ta dërgonin në një zonë që nuk e njihte për ta dhunuar sërish duke e kërcënuar që të tërhiqte denoncimin për shokët e tyre.

Teksa kryenin aktin, ata morën me kamera familjarët e 17-vjeçares. Në një intervistë për “Shqipëria Live”, vajza ka treguar se si ndodhi sërish rrëmbimi ndërsa rrëfeu se është larguar nga Shqipëria.

“Ne ishim në mbrojtje deri në momentin që abuzuesit dolën nga burgu. Më dërgonin mesazhe ose na dilnin në rrugë. 2 prej grupit janë akoma në burg dhe kërkonin që të shkoja të tërhiqja padinë. Kanë shkuar dhe më tej kërcënimeve.

Kur po kthehesha nga shkolla më rrëmbyen. Kanë qenë 2 persona. Njëri prej tyre ka qenë në burg për këtë çështje, personin tjetër nuk e njihja. Na kanë futur në makinë dhe më kanë çuar në një lum në Tiranë. Ishte në breg të lumit, ku më kanë përdhunuar 2 persona. Qëndrova e rrëmbyer për 5 ose 6 orë.

Më kanë dhënë lëndë narkotike. Gjatë përdhunimit, kanë qenë në video kamerë me familjen time. Në xhep kishin në pistoletë dhe talleshin duke thënë se “është dita jote e fundit.” Ata thanë se do më merrnin me motrat për të na futur në rrugën e prostitucionit ndërsa mamin babin e vëllain do t’i vrisnin.

Lexo edhe :  Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

Njëri është Edison Cangu. E kam bërë denoncimin në polici dhe më kanë thënë që kam problem mendore, duhet të shkoja te psikiatri. Më thanë të largohesha nga Shqipëria nëse kisha kërcënime”, tha vajza./ TCH

Të fundit

1974 – Isabel Perón bëhet presidente e Argjentinës

Argjentina e viteve 1970 ishte një vend në krizë: pas dekadash lëkundjesh midis qeverive ushtarake dhe civile, me inflacion në...

Agjencia Bërthamore e OKB-së paralajmëron: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, tha se Irani mund të nisë sërish pasurimin e uraniumit brenda disa muajsh, duke rritur...

Musk tjetër sulm ndaj Trumpit: Ligji i buxhetit? I çmendur dhe shkatërrues!

Elon Musk rikthehet me kritika të ashpra ndaj Donald Trumpit. Në shënjestër është veçanërisht ligji i buxhetit, të cilin presidenti amerikan e ka quajtur “Projektligj...

Kaos në qiellin italian: Bllokohen fluturimet në veri të Italisë pas një defekti në radar

Një defekt teknik në sistemin e transmetimit të të dhënave në qendrën e radarëve të Milanos (Peschiera Borromeo) ka shkaktuar ndërprerje të menjëhershme të...

1949 – Forcat amerikane tërhiqen nga Korea

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945, Gadishulli Korean – i cili për gati 35 vjet ishte nën pushtimin kolonial japonez...

Lajme të tjera

Web TV