Komisionet online, Balla: Do ti propozojmë Konferencës së Kryetarëve që mbledhjet të zhvillohen duke respektuar distancat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maxhoranca do i drejtohet me një kërkesë Konferencës së Kryetarëve për cështjen e komisioneve parlamentare. Në një prononcim për mediat kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se do i propozojnë konferencës që mbledhjet e komisioneve të zhvillohen në mënyrë tradicionale, me deputetë prezentë në sallë, por duke ruajtur distancat, në kundër të masave anti covid. Balla tha gjithashtu se deputetëve do i kërkohen certifikata e vaksinimin apo test negative anticovid.

“Do i proppzojmë konferencës së kryetarëve që mbledhjet të zhvillohen duke respektuar distancat deputetët të deklarojnë certifikatën e vaksinimit. Edhe në parlamentin italian nuk merr pjesë në mbledhje komisioni pa bërë vaksinën. Koha e fituar gjatë kësaj jave, ishte një kohë për shkak se agjenda parlamentare ishte e tillë që të kërkonte mirëkuptim nga ana e Partisë Demokratike. Hallet deri në shtëpi, i shtyjnë që të krijojnë problematika të panevojshme. Praktika e mbledhjeve të komisioneve online do të vijojë, për aq kohë sa bëhet fjalë për çështje që nuk janë të rëndësie të veçantë, por për çështje me debat të zgjeruar, kjo do të vazhdojë. Do i bëja thirrje shpirtrave të trazuar në PD, se kjo çështje është e qartë.

I bëj thirrje deputetëve, atyre që ende nuk kanë ushtruar atë detyrim që kanë për të kryer detyrimin që kanë qytetarët e përgjegjshëm për t’u vaksinuar me dy doza. E prej javës tjetër, konferenca e kryetarëve do i japi dritën jeshile kalimit të një mënyre tradicionale zhvillimit të komisionit. Nga çfarë është diskutuar, kemi rënë dakord, në kuptimin e atij komunikimi që pjesëmarrja duhet të jetë me certifikate vaksinimi, ka raste kur mjekët nuk rekomandojnë vaksinimin, por duhet të jesh i pajisur me një test PCR, rregull ky normal kur udhëton me avion dhe udhëton në një vend të Evropës. Do i lutesha opozitës të mos harxhojnë kohë me këtë çështje dhe të vijojnë punën normale. Jam informuar në rastin e tre komisioneve që ka kërkesa nga opozita, nga përfaqësues të këshillit të ministrave. Dëshira jonë është që kjo legjislaturë e re të fillojë punë mbarë dhe natyrshëm ajo historia e tjerrur dje se ne paskemi frikë nga debati, këto historira do kërkoja t’i linim mbrapa e të ecnim përpara me detyra shumë të rëndësishme që ka parlamenti. Të mos harrojmë rolin që ka Kuvendi”, tha Balla.” – u shpreh Balla.

Të fundit

Dash Shehi në ‘Tregun Çam’: Grosistët kanë kapur ekonominë, paraja qarkullon në 4-5 duar

Drejtuesi i koalicionit 'Djathtas për Zhvillim', deputeti Dashamir Shehi, është shprehur se bizneset e mesme dhe të vogla po...

Mbreti i Jordanisë mbërrin në Tiranë, takim kokë më kokë me Presidentin Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot me një ceremoni solemne në Tiranë Mbretin e Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, i cili ndodhet për...

Gjermania shpall AFD-në grup ekstremist të krahut të djathtë

Agjencia për inteligjencë të brendshme në Gjermani e ka shpallur partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) organizatë ekstremiste të krahut të djathtë. Agjencia, e quajtur Zyra...

Diell dhe temperatura deri në 30 gradë, ja çfarë pritet të ndodhë me motin në fundjavë

Masat ajrore afrikane të cilat kanë hyrë në territorin e ballkanit kanë bërë që kjo javë të jetë e ngrohtë dhe me mot të...

Tom Doshi, akuza Benet Becit: Po dëmton Velipojën me ndërtimet pa leje

Kryetari i PSD-së, Tom Doshi, në një takim elektoral, akuzoi kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, se po dëmton Velipojën me ndërtimet pa leje. "Nuk...

Lajme të tjera

Web TV