Komisionet parlamentare / Deputetët në mbledhje, ose të vaksinuar ose me PCR

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisionet parlamentare do të mblidhen me prezencën e deputetëve të majtë dhe të djathtë, pas deklaratës së këtyre të fundit se po dhunohet parlamentarizmi. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se mbledhjet e komisioneve parlamentare do të mund të zhvillohen me praninë fizike të deputetëve, kur ata të kenë marrë të gjithë dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit. “Unë iu them me përgjegjësi që kam ushtruar autoritetin tim, por edhe kërkesën legjitime, siç po ua kërkojmë mësuesve dhe studentëve, edhe deputetët duhet të kryejnë vaksinën. Thuajse të gjithë deputetet e PS i kanë kryer të dyja dozat. Shpresoj që edhe ata të PD të bëjnë të njëjtën gjë. Nga java tjetër do t’i propozojmë konferencës së kryetarëve që mbledhjet të zhvillohen, por çdo deputet të tregojë certifikatën green pass”, tha Balla. Po kryetari i grupit parlamentar ka thënë se të djathtët po shfryjnë hallet që kanë brenda shtëpisë së tyre, duke kujtuar marrëdhëniet e prishura Berisha-Basha. “E kuptoj që hallet brenda në shtëpi i shtyjnë të krijojnë problematika të panevojshme në mënyrën e sjelljes. Praktika e zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve online mendoj se do të vijoj për raste të caktuara, por kur të bëhet fjalë për seancë dëgjimore me ministra apo çështje që kërkojnë një debat. U bëj thirrje shpirtrave të trazuar në PD që kjo çështje është e qartë, u bëj thirrje deputetëve që nuk e kanë ushtruar këtë detyrim për të kryer vaksinimin me dy doza, sepse mendoj se edhe Shqipëria në një fazë të mëtejshme do të shkojë te faza e tretë, dhe javën tjetër konferenca e kryetarëve do të japë dritën jeshile për zhvillimin në mënyrë tradicionale”, tha Balla duke kërkuar vaksinim për çdo deputet.

Lexo edhe :  Spiropali i jep "bekimin" Kosovës: Si ne, sa më shpejt në Këshillin e Europës

Deklarata e PD-së

Partia Demokratike nuk e konsideron si betejë të fituar praninë fizike të deputetëve në komisione, por si kthim në ligjshmëri. Kështu u shpreh kryetari i grupit parlamentar demokrat, Alfred Rushaj, për gazetarët, pas deklaratës së homologut socialist, Taulant Balla, në lidhje me këtë çështje. “Më vjen mirë që pati një kthesë në ligjshmëri dhe reflektim për të zbatuar ligjin e rregulloren nga drejtuesit e PS-së. Nuk është betejë e fituar, kjo është diçka që ata kanë rënë dakord të zbatojnë ligjin, të drejtën që qytetarët kanë për të dëgjuar përfaqësuesit e tyre për nismat e tyre në parlament, jo të quhet si fitore, përkundrazi është diçka që drejtuesit e PS-së duhet ta kishin bërë më shpejt dhe të mos i futeshin këtij debati”. Rushaj thekson se veprimet e dy ditëve të mazhorancës për këtë çështje kanë qenë tërësisht në kundërshtim me rregulloren e komisioneve parlamentare, që sipas tij vjen nga frika e debatit që zëri i opozitës të mos dëgjohet. “Dje dhe sot ka pasur zhvillime të paligjshme, tërësisht në kundërshtim me rregulloren dhe kushtetutën e komisioneve parlamentare, të cilët përveç se frikës për debat e shmangies së debatit që zëri i opozitës të mos dëgjohet, nuk shoh arsye tjetër”. Ai tha gjithashtu se opozita ka qenë që në fillim në respektim të protokollit të sigurisë për pandeminë. “Ne asnjëherë nuk kemi qenë kundër vaksinimit, ka qenë një propozim i Alibejat që në respekt të çdo protokolli sigurie të zhvilloheshin këto mbledhje dhe kjo përfshinte vaksinimin dhe testin. Për fat të keq kemi gjetur një refuzim të PS-së që të zbatojnë rregulloren”, tha Rrushaj.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV