Lajçak jep lajmin nga Brukseli: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I dërguari i BE, Miroslav Lajçak thotë se është finalizuar marrëveshja Kosovë-Serbi. Pas dy ditësh negociatash, Lajçak falenderon Bislimin dhe Petkoviç për gatishmërinë që patën.

Me anë të një dokumenti Lajçak ka zbuluar dhe 3 pikat e marrëveshjes për të cilat palët kanë rënë dakord.
“E kemi një marrëveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për de-eskalim dhe rrugën përpara sapo është arritur. E falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviç për gatishmërinë e tyre për të negociuar dhe për t’u pajtuar për të mirën e njerëzve”, shkroi Lajçak.

Në njoftim thuhet së palët kanë rënë dakord për tre pika:

  1. Nga 2 tetori do të tërhiqen barrikadat bllokuese në Jarinjë dhe Bërnjak dhe brenda 8 orësh do të largohen edhe forcat policore të Kosovës dhe Serbisë. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR do të angazhohet në këto dy pika në Jarinjë dhe Bërnjak, para nisjes së tërheqjes së zyrtarëve policorë dhe barrikadave dhe do të qëndrojë aty për dy javë për të garantuar sigurinë.
  2. Me 4 tetor do të hynë në fuqi vendosja e Targave të përkohshme të cilat do të jenë në formën e stikersave, të cilat do të mbivendosen në targat e përhershme. Kjo masë do të jetë e përkohshme deri sa të gjendet një zgjidhje e përhershme.
  3. Palët kanë rënë dakord për krijimin e një grupi pune të përbërë nga përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë dhe i kryesuar nga BE-, për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave. Takimi i parë i Grupit të Punës do të mbahet më 21 tetor në Bruksel. Brenda gjashtë muajve nga takimi i parë, Grupi i Punës do të paraqesë gjetjet e tij mbi një zgjidhje të përhershme.
Lexo edhe :  Çmimi i energjisë elektrike për bizneset në Kosovë pritet të rritet deri në 30%

Të fundit

Zhupa i përgjigjet Ramës: E vetmja garë që njeh PS është kush do shkojë i pari në burg

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama nga Saranda lidhur me fituesin e Primareve, drejtuesja politike e qarkut Vlorë Ina...

SHBA/ Gjykata e Apelit pezullon vendimin për rinisjen e punës së VOA

Gjykata e Apelit në Uashington më 3 maj miratoi pezullimin e vendimit të shkallës së parë në rastin që përfshin gazetarët e Zërit të...

Ç’do ndodhë me ishullin e Sazanit? Rama: Është projekt serioz dhe nuk ka lidhje me Trump

Kryeministri Edi Rama e cilësoi tepër serioz projektin për ndërtimin e një resorti turistik në ishullin e Sazanit, ku është i përfshirë edhe dhëndri...

Përplasja me armë në Laç, ndërron jetë te spitali i Traumës, Geri Bitri

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, një nga 5 të plagosurit nga përplasja me armë ditën e djeshme në Laç. Fatkeqësisht, 24-vjeçari Geri Bitri...

Aulona Musta e përlotur: Kam kaluar një sëmundje të rëndë

Mes batutave dhe episodeve komike me gazetarë e vegjël “Në Kurthin e Piter Pan”, gazetarja Aulona Musta ndau me publikun pak nga jeta e...

Lajme të tjera

Web TV