Marrëdhënia e Angelina Jolie me The Weeknd, ja çfarë zbulon burimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Angelina Jolie dhe The Weeknd rindezën thashethemet se janë duke përjetuar një romancë, pasi u panë duke dalë bashkë nga një restorant në Santa Monica disa ditë më parë. Për herë të parë ata u panë në të njëjtin restorant në korrik.

Aktorja dhe këngëtari ende nuk i kanë komentuar publikisht spekulimet rreth lidhjes së tyre, por një burim për E! News bëri me dije se mes tyre nuk ka asnjë lloj lidhjeje romantike.

“Ata nuk janë të lidhur. Ata kanë interesa reciproke dhe po kënaqen duke i bashkuar idetë e tyre për të parë se çfarë mund të krijojnë,” –tha burimi, duke shtuar: “Ata kanë folur kohët e fundit për partneritet në disa projekte humanitare së bashku. Atij i pëlqen të flasë për filma dhe formë arti.”

Edhe pse Angelina dhe The Weeknd e kanë shijuar shoqërinë e njëri –tjetrit, sipas burimit, ata thjesht kanë krijuar një lidhje të ngushtë, por asgjë romantike.

Një burim tjetër tregoi më shumë për njohjen mes dy yjeve. “The Weeknd dhe Angelina u takuan përmes miqve të përbashkët në industrinë e filmit dhe argëtimit. Ata kanë shumë gjëra të përbashkëta. U tërhoqën që pas takimit të parë këtë verë dhe kanë mbajtur kontakte që nga ajo kohë.” Pra, asgjë më shumë se thjesht miqësi.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV