“Sa antikomunist je?” Vajza nga familja e persekutuar debaton me Berishën dhe largohet: Mos ma hiqni mikrofonin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stela Karafili, një vajzë nga Shkodra që rrjedh nga një familje e persekutuar nga regjimi komunist, ka marrë fjalën në “Foltoren” e Sali Berisha duke ngritur shqetësimin e saj për të pagjeturit e zhdukur nga diktatura.

Stela duke i kujtuar Berishës se PD pretendon që solli pluralizmin në Shqipëri, i ka kërkuar një përgjigje se pse ende në vendin tonë nuk ka një ligj për të lejuar kërkimin dhe gjetjen e eshtrave të personave që u vranë dhe u zhdukën nga komunizmi.

Stela Karafili: Kam një prej ardhje prej një familje të persekutuar. Po flas edhe në emër të diasporës se nuk jetoj në Shqipëri. Meqë vetë ju keni nevojë për diasporën. Ju rreshtuar vlerat e PD. Dua t’ju kujtoj se statuti i PD-së në nenet e para thotë që do merret me dekomunistizimin. Sali Berisha sa anti komunist ka qenë në këto 30 vite. Se unë si familje e persekutuar po merrem me çështjen e gjyshit tim. Baba im edhe pse ka dhënë kontribute në PD për 25 vite. Gjyshi im i persekutuar, rezulton akoma si kriminel. Kemi disa probleme me ligjet. Familjet e persekutuar kanë shumë probleme edhe me këstet dhe me ligjet parciale. Në 45 vite Komunizëm janë shkelë të drejtat e popullsisë. Janë terrorizuar, por realisht si nga PD dhe nga PS, por PD pretendon se ka sjellë pluralizëm në Shqipëri si ka mundësi që akoma familjarëve të persekutuarëve nuk ekzistojnë ligje për të gjetur eshtrat e familjarëve tonë? Si është e mundur zoti Berisha?”

Lidhur me këto pyetje të shtuara nga Stela, zoti Berisha ka filluar renditjen e veprimeve të ndërmarra ndër vite nga PD lidhur me çështjen e të persekutuarëve nga Komunizmi.

Berisha: Shqetësimi juaj është shumë i drejtë por unë do u paraqes së ç’ka bërë Berisha në këtë drejtim. Në vitin 1995, PD ishte partia e parë në Europën ish komuniste që miratoi ligjin e dënimit të genocidit komunist të regjimit të Enver Hoxhës. 10 vite pas nesh ka miratuar Polonia. Janë dënuar 73 eksponentë. Komunizmi si numër viktimash i ka më të mëdha se nazizmi. Së paku 100 milion dhe thotë të tjerë që ka shkuar edhe 200 milionë. Nëse për nazizmin u organizua Gjykata Ndërkombëtare. Për fat të keq me komunizmin kjo nuk ndodhi ndërkombëtarisht. Se kishte bërë askush këtë ligj. Se diktaturë si kjo në Shqipëri nuk ka pasur kurrkund në Europë. Përcaktuam dëmshpërblim. larguan nga detyra. Por me një dekret u shkri policia sekrete e Enver Hoxhës. U përpoqëm me një seri masash. Përcaktuam masa të tjera për dëmshpërblimin dhe njohjen e dëmit që u është bërë të burgosurve të përndjekurve politik. Përcaktuam vlerën 18.5 dollar për një ditë pune. Shpërblim. Asnjë vend tjetër nuk e ka kaq të lartë. Në tërësi janë bërë dëmshpërblimet. Qeveria socialiste në 97’ i nxori nga burgu ata që ishin dënuar dhe i dëmshpërbleu. Në 2006 riktheva ligjin dhe na e rrëzoi Gjykata Kushtetuese.”

Lexo edhe :  Protesta e PD/ Shtohen masat e sigurisë, “blindohet” parlamenti (VIDEO)

Mesa duket Stela, nuk e mori përgjigjen e saj të kërkuar për gjyshin e zhdukur dhe kështu ka marrë sërish fjalën dhe duke thënë se PD duhet të fillojë të merret seriozisht me krimet e komunizmit.

Stela: Jam fëmijë i viteve 90’, dhe e di shumë mirë të mos kesh mundësi të shkosh në shkollë për shkak të pandave. Ky sistem ka gjeneruar breza që nuk dinë të shkruajnë. Nëse nuk zbatojnë ligjet del se nuk zbatohen. Ju duhet të filloni duke marrë me krimet e komunizmit që të keni vërtetësi si Parti Demokratike.

Berisha: U krijua edhe instituti i Krimeve të Komunizmit.

Teksa Stela Karafili tentonte te fliste, demokratët e pranishëm në sallë kanë kërkuar që t’i ndërpritet fjala pasi dëshironin të flisnin edhe ata. Stela është ndier e pa respektuar dhe kështu u detyrua që të hiqte mikrofonin dhe të largohej.

Stela: Njerëzit kanë pak probleme edhe me termin e Demokracisë.

Berisha: Shumë të drejtë.

Stela: Duhet ju Berisha dhe të gjithë të pranishmit ti mbushni mendjen diasporës të vijë në Shqipëri dhe të rimëkëmbin ekonominë dhe jo t’ja hiqni mikrofonin.

Zëdhënësja e Berishës: Do ju lëmë një takim me doktorin dhe mund të flasësh.

Berisha: Jam i gatshëm të të pres në Tiranë dhe të diskutojmë gjerësisht me ty.

Të fundit

“Kokën lart, shtrëngoni dhëmbët”: Rama inkurajon socialistët: Tërmet e flakë më 11 Maj

Në mbyllje të dëgjesës me grupin parlamentar të PS-së, kryeministri Edi Rama iu drejtua ‘bashkëpunëtorëve’ të tij me atë...

Gjesti sheh intervistën e Xhenetës për të, Egli: Po tërhiqem nga ky raport

Deklaratat që Xheneta ka dhënë për lidhjen e saj me Gjestin, gjatë intervistës së saj në Fan Club, produksioni i Big Brother ia transmetoi...

Rama bën ‘për ujë të ftohtë’ Artur Metanin: Mos bëjnë gabim të marrin telefonin tim…

Kryeministri Edi Rama: Këto janë lehtësisht të provueshme. Altin Dumani të kërkojë gjurmët e Toyota Jaris dhe tia thotë bufit të kënetes. E fundit që kam...

“Tatimin mbi të ardhurat”/ Ndryshon udhëzimi

Ndryshon udhëzimi për zbatimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat. Sipas ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, për mbajtjen e tatimit...

Financimi për Drejtësinë, Rama kritikon ministrin: Ku kanë shkuar paratë Ulsi?

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka mbledhur Grupin Parlamentar me kërkesë të kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka pas arrestimit të kryebashkiakur Erion...

Lajme të tjera

Web TV