Tre shqiptarë u ndaluan nga karabinierët ditën e sotme në Itali për vrasjen e arkitektit italian Robereto Mottura, 50-vjeçarit të vrarë qershorin e kaluar në shtëpinë e tij në Piossasco (Torino). Shqiptarët e vranë teksa ishin duke i grabitur shtëpinë.
Menjëherë pas arrestimit, fjalët e Enrico Mottura, vëllait të Robertos ishin: “Vrasësit e vëllait tim janë arrestuar dhe tani shpresoj që ata të kalben në burg. Këta muaj kanë qenë të tmerrshëm ”, shtoi ai kur u pyet për La Stampa.
“Ata janë hajdutë. Një grup hajdutësh që lëviznin të armatosur. Por mendoni pak, për një vjedhje ata vrasin një person për të marrë katër objekte. E gjithë kjo është çmenduri”, shtoi ai.