Xhiro me Ferrari në rrugët e Tiranës, Florian Marku rikthehet si kampion në Shqipëri (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë pasi u shpall kampion bote në kategorinë IBF duke mposhtur kundërshtarin ukrainas Maxim Prodan, Florian Marku është rikthyer në Shqipëri si një kampion i vërtetë.

Pak më parë ai ka shpërndarë një video në “Facebook” ku shihet duke ecur me një Ferrari në rrugët e Tiranës.

Ndërkohë në sfond dëgjohet kënga e Noizy-t “Jena Mbretër”. Florian Marku dhe Noizy janë miq të vjetër në fakt me njëri-tjetrin. Kujtojmë se Marku ka dëshmuar një ecuri shumë të mirë në karrierën e deritanishme, pasi në dhjetë përballje, nëntë i ka fituar dhe një tjetër barazim.

Dueli me ukrainasin Maxim Prodan (me të cilin pati disa momente tensioni në konferencë për shtyp para ndeshjes, ku Marku tentoi edhe ta godiste) ishte parashikuar të luhej në muajin qershor, por një lëndim i Markut bëri që sfida të shtyhej për në shtator.

Në fund pritja ia vlejti dhe boksieri shqiptar u kurorëzua si kampion bote.

Të fundit

Aktori u gjet i pajetë në banesë së bashku me gruan, zbulohet shkaku i vdekjes së çiftit

Është zbuluar shkaku i vdekjes së aktorit legjendar, Gene Hackman, dhe gruas së tij Betsy Arakawa. Sipas asaj që shkruan Reuters çifti i...

‘Me çfarëdo çmimi qoftë’: investimet historike në Gjermani

Gjermania reagon me shpejtësi ndaj ndryshimeve gjeopolitike në botë e nxit edhe Brukselin. Friedrich Merz rikthen me guxim Gjermaninë në pozicion lidershipi, shkruan Auron...

Berisha për median greke: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për BE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një intervistë për median greke “Liberal”, se Shqipëria nuk i plotëson kriteret për t’u anëtarësuar në...

Ndërhyri në dosjen e ‘Toyota Yaris’, GJKKO lë në burg avokatin Radovan Çela

Gjykata e Posaçme ca caktuar masën arrest me burg për avokatin Radovan Çela, pjesë e grupit të akuzuar për ndërhyrje në disa dosje mes...

8 Marsi, Hasani: Gratë shqiptare pjesë e pandashme e diplomacisë!

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka uruar të gjithë vajzat dhe gratë për festën e 8 Marsit. Gjatë akitivitetit të organizuar...

Lajme të tjera

Web TV