Manastirliu në Komisionin e Shëndetësisë: Brenda dhjetorit vijnë mbi 500 mijë vaksina Pfizer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në seancën dëgjimore në Komisionin për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë tha se në bazë të marrëveshjes së re me kompaninë Pfizer pritet që brenda këtij viti të vijnë 500,760 doza Pfizer, që do të shërbejnë për të rritur mbulesën vaksinale.

“Kjo marrëveshje do të rrisë furnizimin me vaksina. Një marrëveshje që realizohet në sajë të bashkëpunimit me Pfizer, pas marrëveshjes së parë ku erdhën 500 mijë vaksina. Vjen ky amendim për 500,760 doza vaksine të cilat priten të levrohen brenda muajti dhjetor të këtij viti. Ndërkohë përmes instrumentit Covax deri në fund të vitit presim edhe rreth 400 mijë doza vaksine që pritet të mbërrijnë në Shqipëri”, tha Manastirliu.

Në fjalën e saj Manastirliu tha se në sajë të marrëveshjeve me kompani të ndryshme por edhe më partnerë si BE dhe shtete anëtarë në vendin tonë kanë mbërritur më shumë se 2 milionë doza vaksine.

Manastirliu bëri me dije se janë në negociata me kompaninë Pfizer për të siguruar vaksina të tjera për vitin që vjen për të rritur mbulesën vaksinale dhe për t’iu përgjigjur çdo skenari.

“Ne jemi në negociata me Pfizer për nënshkrimin e marrëveshjeve për të siguruar vaksina për vitin tjetër dhe në vazhdim për të rritur mbulesën vaksinale dhe për t’iu përgjigjur çdo skenari që Komitetet tona do të vendosin për të siguruar vaksinimin e popullatës” tha Manastirliu.

Lidhur me vaksinimet e kryera deri tani, Manastirliu tha se janë vaksinuar rreth 44% e popullsisë target, mbi 18 vjeç. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,764,714doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 811,765 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID dhe 952,949 kanë kryer njërën dozë.

Të fundit

PS, fitore tej parashikimeve në Elbasan/ Ja si ndahen mandatet

Në Qarkun e Elbasanit, deri në orën 07:30 të mëngjesit të së hënës janë numëruar 28 përqind e votave. Në...

Përfundon numërimi në Fushë Arrëz, kryeson Partia Demokratike

Përfundon numërimi në Fushë Arrëz. Rezultati është si më poshtë: PD-ASHM 1315 vota PS 1137 PSD 621 Shqipëria bëhet 25 vota Ndërkohë forcat e tjera kanë marrë secila nga 3...

Mezi po presim qeverinë e re… që të na shpëtojë!

Nga Leonard Veizi U votua! Sovrani foli! U votua me dashuri. U numërua me emocione. Tani nisin akuzat Për fituesit – edhe këtë radhë do thuhet se ata...

Numërohen gati 20% e votave në Tiranë, ja si ndahen mandatet

Kur janë numëruar gati 20% e votave në Qarkun e Tiranës, parashikimi i ndarjes së mandatave favorizon Partinë Socialiste, që duket se do të...

ZGJEDHJET/ Thellohet diferenca mes PS dhe PD! Garë e fortë për vendin e tretë

Janë numëruar 1318 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet,...

Lajme të tjera

Web TV