Çmimi Nobel në Kimi ndahet mes dy shkencëtarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kimisti gjerman Benjamin List dhe David MacMillan, i lindur në Mbretërinë e Bashkuar, janë vlerësuar me Çmimin Nobel në Kimi.

Ata morën çmimin për “zhvillimin një mjeti të ri të saktë për ndërtimin molekular, i quajtur “organokatalizë”.

“Shumë fusha kërkimore dhe industri varen nga aftësia e kimistëve për të ndërtuar molekula që mund të formojnë materiale elastike dhe të qëndrueshme, të ruajnë energji në bateri ose të pengojnë përparimin e sëmundjeve”, tha Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në një deklaratë.

“Kjo punë kërkon katalizatorë, të cilët janë substanca që kontrollojnë dhe përshpejtojnë reaksionet kimike, pa u bërë pjesë e produktit përfundimtar”, thuhej më tej në deklaratë.

Një ditë më parë u shpallën edhe tre fituesit e çmimit Nobel në Fizikë.

Syukuro Manabe, Klaus Hasselmann dhe Giorgio Parisi fituan këtë çmim “për kontribute novatore në kuptimin e sistemeve komplekse fizike”.

Të fundit

Milot – Thumanë, drejt nisjes së punimeve/ Projekti lejon shpejtësi 140 km/orë

Shoqëria “G2 Blu”, mbajtëse e koncesionit për ndërtimin e aksit rrugor Milot – Thumanë po avancon me marrjen e...

Shqipëria, një nga pesë vendet europiane më mikpritëse për shtetasit amerikanë

Shqipëria është një nga pesë destinacionet europiane më mikpritëse për shtetasit amerikanë. Cepee Tabibian, një eksperte për lëvizjet jashtë vendit, e cila në moshën 35-vjecare...

Procesi/ Berisha në planin B, mosnjohje zgjedhjesh dhe betejë ligjore

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për manipulim masiv të votës, shpërdorim fondesh publike dhe presion mbi zgjedhësit. Ai i ka bërë thirrje dhe...

OKB: Mbi 28,000 gra dhe vajza të vrara në Gaza që nga tetori i vitit 2023

Më shumë se 28,000 gra dhe vajza janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor 2023, sipas UN Women. Shifra...

Lajme të tjera

Web TV