Besimtar dhe praktikant mysliman, kush është klienti që masakroi kryekamarierin te ‘Fish City’ në Elbasan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erjon Llapushi, një personazh i njohur i botës së krimit, është autori i ngjarjes së rëndë, që i mori jetën kryekamarierit të ‘Rozafa Fish City’ në periferi të Elbasanit.

Autori kishte shkuar si klient në restorantin e njohur të Gjergj Lucës, ‘Rozafa Fish City’, ndërkohë që 50-vjeçari, Gazment Kurmaku, ishte në krye të detyrës si shef i kamarierëve.  Kryekamarieri e ka njoftuar Llapushin se tavolina ku ishte ulur, ishte e rezervuar dhe i ka kërkuar të ngrihej dhe të ulej në një tavolinë tjetër.

Llapushi e ka refuzuar kërkesën e Kurmakut dhe në debat e sipër e ka goditur në bark me një thikë të marrë në tavolinë, ndërsa e ka goditur edhe me sende të forta në kokë. 50-vjeçari mori plagë të rënda dhe pësoi vdekje klinike.


Gazment Kurmaku, i cili shihet në foton më lart, ndërroi jetë pasditen e sotme në QSUT, ku po mbahej në trajtim intensiv prej 5 ditësh.

Ndërkohë autori i ngjarjes, Erjon Llapushi, shkruante në rrjetin e tij social “Facebook” se i përkiste besimit islam. Në profil ai shkruante: “O Allah ma merr jetën si Besimtar Musliman”.

 

Të fundit

“Delet vijnë nga Zelanda e Re, mishi i viçit nga…”/ Shqipëria po humbet prodhimin vendas

Eksperti i bujqësisë, Zef Gjeta, i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, ka analizuar situatën e...

Ledioni futet brenda në shtëpi, nxjerr G Banin nga gara e ”Big Brother”

Ky Prime i ”Big Brother Albania Vip 4” nisi me një moment të fortë. Prezantues Ledioni u fut për herë të parë brenda në...

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka refuzuar propozimin e Francës dhe Britanisë së Madhe për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë. Në një intervistë për Rai 1 Secolo...

Shpërthim me eksploziv në Fushë-Krujë

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur gjatë natës në Fushë-Krujë. Paraprakisht raportohet se lënda shpërthyese  është vendosur në pjesën e jashtme të një fabrike sallami. Nga...

Studimi: Depresioni kalon përmes stomakut

Sipas një studimi njerëzit depresivë hanë ndryshe nga ata të shëndetshëm. Kjo njohuri mund të japë impulse për forma të reja terapie. Sepse deri...

Lajme të tjera

Web TV