Akuzat për korrupsion/ Opozita mocion votëbesimi për shkarkimin e kancelarit Kurz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata nuk duket e mirë për kancelarin austriak Sebastian Kurz i cili përveç akuzave nga autoritetet për korrupsion, po përballet edhe me akuzat e opozitës të cilët do të paraqesin këtë javë në parlament një mocion votëbesimi për shkarkimin e tij.

“Vazhdimi i koalicionit me Partinë Popullore të Austrisë (ÖVP) është i mundur vetëm pa Kurzin, përballë akuzave serioze për korrupsion” tha në Vjenë kryetarja e Grupit parlamentar të Të Gjelbërve Maurer.

Partia e tij, ÖVP deri tani e mbështet Kurz-in.

Politikani i SPÖ, Hannes Swoboda e përshkroi si një situatë tragjike që Austria ishte përsëri në një krizë qeveritare.

 

Të mërkurën në Kancelarinë austriake dhe në selinë e ÖVP pati kontrolle. Prokurorët dyshojnë se Sebastian Kurz dhe të besuarit e tij e kanë blerë rrugën e tyre drejt Kancelarisë me sondazhe të manipuluara të opinionit dhe raporte të paguara të mediave. Projekti i propagandës besohet se është paguar në mënyrë të paligjshme me para të Ministrisë së Financave. Kurz-i vetë mohon çdo faj.

 

Të fundit

Dekorata apo dekrete, Presidenca shpenzoi 2.3 milionë euro gjatë vitit të shkuar

Për dekorata, dhënie nënshtetësia apo shpallje ligji... bashkë me aktivitete brenda e jashtë vendit për promovimin e Shqipërisë, Presidenca...

Pse gjumi i pasdites nuk duhet të kalojë 40 minuta

Një sy gjumë pasdite që zgjat më shumë se 40 minuta rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme, sipas një studimi. Konkretisht, hulumtimi, i cili u...

Mero Baze: Kuptohet që tani, PD po bëhet gati të mos njohë zgjedhjet e 11 majit

Mero Baze shkruan se ka vetëm një aspekt ku Partia Demokratike i ka të fituara këto zgjedhje: dhunën e ushtruar gjatë fushatës. "Të paktën...

Rama thirrje emigrantëve: Mos prisni të vijë DHL-ja të marrë zarfet, por kthejini vetë!

Pas takimit përmbyllës në Kavajë, kryeministri Edi Rama ka falënderuar qytetarët për atmosferën. Në një videomesazh të postuar në Facebook, Rama u bëri sërish thirrje...

Berisha nga Berati: Votoni PD! Kjo qeveri shpopulloi vendin

Nga takimi përmbyllës i fushatës elektorale për ''PD-ASHM'' në Berat, kreu i PD Sali Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë se në këto vite qeverisje...

Lajme të tjera

Web TV