Elbasan, përcillet në banesën e fundit 57-vjeçari që u vra për një tavolinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazment Kurmaku kishte një jetë që punonte si kamarier dhe sot u përcoll në banesën e fundit, pasi një klient e vrau teksa po bënte detyrën, si çdo ditë. Të afërmit shprehen se kanë mbetur të shokuar nga kjo ngjarje e ndërsa e përshkruajnë Kurmaku si një njeri të ndershëm e shumë punëtor.

“Jam shumë e pikëlluar, por nuk kemi ça bëjmë. U bë kjo punë, ka qenë i ndershmi i dynjasë nga të gjitha anët, nuk ka çfarë të them jam shumë e dërrmuar. Shteti të interesohet që ta arrestojnë, siç vrau ta vrasin”.

Fatkeqësi më të madhe se kjo nuk besoj se ka se shkon tjetri për të punuar që të ushqehet dhe të shkojë tjetri ta vrasë është diçka tepër e rëndë, më të rëndë e kanë prindërit që po përcjellin fëmijën e tyre dhe mendoj që është tepër, tepër e rëndë. Gjithë jetën ka qenë kamerier te Rozafa, ka qenë një i mirë, punëtor, i rregullt në punë, autori duhet kapur dhe të vihet para përgjegjësisë dhe të marrë dënimin maksimal”

“Ishte shumë i sjellshëm, punëtor, kishte katër ditë në vdekje klinike, e pritshmit, edhe doktorët ia prenë shpresën që në fillim. S’ka pasur më parë probleme të kësaj natyre, as nuk u mor vesh se ca ndodhi me autorin, se çfarë kërkojmë nga shteti e dimë të gjithë”, thonë të afërmit.

Gazment Kurmaku, 57-vjeç u vra 6 ditë më parë për arsye banale, për një tavolinë që ishte rezervuar. Ai u vra nga Erjon Llapushi, 33 vjeç, një personazh i skeduar për aktivitet kriminal, dhunë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sherri mes tyre, mësojnë burime për Report Tv, nisi për një tavolinë të rezervuar, ku mësohet se kryekamarieri i ka bërë me dije Llapushit, se ajo ishte e zënë dhe nuk duhej të ulej aty.

Lexo edhe :  “Habemus Papam”/ Nga mbledhja e Kardinalëve, te “tymi i bardhë”! Si do zgjidhet Papa i ri

Aktiviteti kriminal i Llapushit ka nisur që nga viti 2007 me kanosje, plagosje duke vijuar deri në vrasjen e disa ditëve më parë. Një personazh me aktivitet të theksuar, të larmishëm dhe të provuar kriminal, ka arritur t’i shpëtojë lehtësisht drejtësisë, duke kryer më pas edhe krimin e fundit që tronditi opinionin publik, vrasjen me thikë të kryekamerierit, Gazment Kurmaku. Vetëm katër muaj para vrasjes, Llapushi ishte arrestuar për një vepër penale, për të cilën parashikohet deri në 7 vite burg, por megjithatë i kishte shpëtuar ndëshkimit, duke vijuar normalisht aktivitetin kriminal.

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV