Intervista/ Si Berisha sulmonte ish-shefin e CIA-s një vit më parë: George Tenet, një mashtrues i lindur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, në një intervistë të realizuar një vit më parë në emisionin “Hard Talk” nga Roland Qafoku, komentoi raportet e kreut të CIA-s George Tenet, duke e cilësuar atë një mashtrues.

Tenet i cili mbajti detyrën e lartë gjatë viteve 1996-2004, u akuzua rëndë nga ish-kryetari i Partisë Demokratike, i cili ndonëse nuk dha shumë fakte, e cilësoi shefin e CIA-s një gënjeshtar të lindur që mashtroi presidentin e asaj kohe, George Bush.

Pjesë nga intervista:

Marrëdhëniet e mia me George Tenet janë të njohura. George Tenet në mos gaboj në 1997 u bë drejtor i Agjencisë Qendrore të Zbulimit. Dhe padiskutim që marrëdhëniet e mia kanë qenë jo miqësore. Ai ishte një gënjeshtar kongenital që gënjeu dhe presidentin Bush për armët e Sadam Husseinit.

-Jeni duke thënë se shefi i CIA-s George Tenet ishte gënjeshtar?

-Gënjeshtar kongenital, jo gënjeshtar. I lindur. Ai është njeriu i cili i tha George Bush se Sadam Husseini ka armë të shfarosjes në masë. Dhe presidenti Bush ka pranuar si gabim të jetës së tij atë akt që e bazoi te ky njeri.

-Po për Shqipërinë çfarë gënjeu?

–Mbase duke ditur marrëdhëniet që kisha me të. Sepse ju e dini, Tenet është nga Qeparo, një familje shumë e mirë. Problemi i tij është se ai është ushqyer, edukuar në shkollat e ekstremizmit grek kështu që ai kishte një pikëpamje të veçantë për Shqipërinë, për minoritetin. Ndaj dhe në këtë aspekt unë nuk kam të dhëna, por këta e shfrytëzonin këtë. Unë nuk e kam takuar kurrë atë. E kam takuar një herë në zyrën e John Deutch kur ky i fundit ishte drejtor i CIA-s dhe aty më thotë “A e ke për gjë se kam thirrur këtu zëvendësin tim” George Tenet. I them nëse nuk e ke për gjë të jesh me dy shqiptarë, unë nuk e kam aspak. Tenetit nuk i erdhi mirë por unë ia thashë me qëllim. Familja Koka është një familje puro shqiptare, patriote.

-Në librin e tij me kujtime, George Tenet shkruan vetëm kaq për Shqipërinë: Une jam grek, por vij nga një vend që ndodhet në Jug të Shqipërisë. As e përmend fare që është Koka nga i ati dhe Kacelano nga e ëma.

–Shumë shqiptarë, jo vetëm familja Koka por edhe shqiptarë të tjerë, kryesisht ortodoksë kur kanë emigruar në SHBA kanë gjetur përkrahje të madhe nga kisha greke e cila ka një infrastrukturë të gjerë sociale për të mbështetur emigrantë të ndryshëm dhe në një farë mënyre nuk është vetëm Tenet por shumë shqiptarë janë greqizuar gjatë kohës që kanë qëndruar në Athinë. Ky është takimi i parë dhe i fundit që kam pasur me të.

Intervista e plotë:

Lexo edhe :  Berisha fton sërish Ramën në debat: Nuk jam në politikë për interesa pasurie

Të fundit

Largimet masive nga partia, Ilir Meta nxjerr fëmijët në fushatë

Ilir Meta edhe pse në burg, kërkon të bëhet deputet në Tiranë. Për këtë arsye, ai ka nxjerrë fëmijët në...

Kushtetuesja shfuqizon vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të Arben Ahmetajt

Gjykata Kushtetuese prish vendimin për sekuestrimin e disa pasurive te ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj. Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin për sekuestrimin e një apartamenti në rrugën "Kreshnik...

PD çel fushatën me këngën e Rocky Balboas, Berisha entuziast krah amerikanit LaCivita

Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale në një miting të organizuar në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Kreu i kësaj force politike dhe pretendenti...

Jorida Tabaku:Gabimet me pronat dhe të përndjekurit do i zgjidhim brenda mandatit të parë

Partia Demokratike çel sot (11 prill) fushatën e saj elektorale për zgjedhjet e 11 majit, me shpresën se grupimi më i madh opozitar do dalë fitues...

Vendoset paqja në Japoni, Yakuza shpall fundin e luftës së brendshme

Organizata më e madhe kriminale në Japoni, Yamaguchi-gumi, ka shpallur zyrtarisht fundin e konfliktit të gjatë me një fraksion rival, duke premtuar se nuk...

Lajme të tjera

Web TV