Lëvizte me armë dhe trafikonte drogë, ja çfarë i gjeti policia “rebelit” të Durrësit (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arrestohet një shpërndarës droge në Durrës, teksa policia ka sekuestruar 1 armë zjarri tip pistoletë, lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, fara canabisi dhe një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, pas një informacioni të marrë në rrugë operative se 1 shtetas me pseudonimin “Rebeli” lëvizte me armë në zonën e lagjes nr. 13, Durrës dhe shpërndante lëndë narkotike në doza, menjëherë kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rebeli”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Gjatë kontrollit fizik dhe më pas në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-një armë zjarri tip pistoletë, 1.2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në doza gati për shitje, një sasi farash si ato të cannabis sativa, një peshore elektronike dhe dy aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të fundit

Goditi me grusht Gjestin, Jozi del nga komisariati

Pas incidentit të rëndë që u shënua brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku gjatë transmetimit live të...

Bonusi opozitar i radhës për Edi Ramën

Nga Preç Zogaj Ai u premtoi demokratëve një parti më të madhe e më të bashkuar. Sot PD e drejtuar prej tij është më e...

“Frutat dhe perimet me pesticide dhe mishi me salmonelë”/ Çfarë po konsumojmë?

A.Ç., prej disa ditësh gjendet i shtruar në spitalin rajonal të Durrësit, për shkak të helmimit nga ushqimi nga bakteri i salmonelës. I moshuari...

300 sëmundje janë të kurueshme që para lindjes

Identifikohen 300 sëmundje gjenetike të kurueshme që para lindjes ose në ditët e para të ardhjes në jetë. Diagnostikimi bëhet i mundur falë testeve...

Vota e shqiptarit jashtë, si leku që zhvlerëson euron në kurrizin tonë!

Nga Artan Fuga Përherë ka pasur një mekanizëm për t'i përçudnuar zgjedhjet për në Kuvend. Ose ka ndodhur diçka që e ka tërhequr vëmendjen gjetiu...

Lajme të tjera

Web TV