Beteja për “vulën” e PD-së, Basha kërcënon Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas paralajmërimit të Flamur Nokës për përjashtim nga Grupi Parlamentar i PD-së, tregon “forcën” për të tjera lëvizje. Basha kalon në fazën e sulmit duke i kujtuar Berishës se nuk mund të kthejë PD-në në “bunker për interesa personale”.

 

Përçarja e Partisë Demokratike është thelluar akoma më shumë. Zërat kundër kreut aktual Lulzim Basha janë shtuar ditën e djeshme, pas shkarkimit të Flamur Nokës nga kreu i Komisionit të Sigurisë por edhe për paralajmërim për përjashtim nga grupi Parlamentar i PD-së. Pas Berishës, i dyti që përjashtohet është Flamur Noka. Po ata që kanë dalë kundër Bashës deri tani, mund të ketë të njëjtin fat të Berishës dhe të Nokës. Të paktën deri tani janë tetë deputetë të cilët kanë shfaqur pakënaqësi ndaj Lulzim Bashës, duke nisur nga  Edmond Spaho, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Edi Paloka, Tritan Shehu, Bujar Leskaj dhe Luçiano Boçi. Nëse dhe këta do fillojnë të mbajnë qëndrim anti-Bashë, duket se kreu demokrat do të përdorë formën e kërcënimit për ti larguar nga grupi parlamentar. Megjithatë zhvillimet brenda PD-së tashmë po marrin një tjetër pamje. Pas një heshtje të gjatë dhe “izolimi” në zyrë, Basha po tregon forcën, duke e çuar në një rrugë pa kthim çarjen e madhe të PD-së.

 

Lulzim Basha

Pasi kanë dalë tre deputetë të Partisë Demokratike dhe kanë mbajtur qëndrimin anti Bashë, ka qenë ky i fundit që ka mbajtur qëndrim të prerë ndaj ish deputetit të PD-së Flamur Noka. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thekson prerë se “Nuk do të lejoj asgjë dhe askënd t’i bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve”. Kryedemokrati Basha shprehet se PD është shpresa e vetme e këtij vendi dhe “Kushdo që mendon se do ta kthejë Partinë Demokratike në bunker për interesat e veta personale, do të pastrohet”. Ai thotë se Partia Demokartike është shpresa e vetme e këtij vendi. “Ndaj, një gjë ta keni të qartë: Partia Demokratike është shpresa e vetme e këtij vendi. Është shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim. Ky është një moment fondamental ndryshimi. Kushdo që mendon se do ta kthejë Partinë Demokratike në bunker për interesat e veta personale, që do të ndryshojë orientimin tonë Euro-Atlantik, apo që do të thyejë vendosmërinë time për t’u përballur me korrupsionin dhe krimin e organizuar që përfaqëson Edi Rama dhe regjimi i tij dhe bishtat e korruptuar të ish-qeverisjes tonë, siç e thashë një pjesë i kemi pastruar atëherë, por një pjesë kanë mbetur dhe demokratët e dinë fare mirë kush janë e ku janë e se çfarë pazaresh kanë bërë dhe bëjnë edhe sot me Edi Ramën”, theksoi Basha. Kryedemokrati gjithashtu theksoi se lufta e PD-së mbetet gërryerja e themeleve të regjimit Rama-Doshi-Rakipi. “PD nuk do të mbetet peng i interesave personale. Fraza të dala indirekte si “llumi i PD-së” nga këto shkallë të PD ,i shërbejnë Edi Ramës dhe bëhen për të demoralizuar demokratët.  Në datën 9 shtator kam marrë një vendim për të shmangur çdo mundësi përçarje që i shërben Edi Rama”, tha Basha.

Lexo edhe :  Habit Julia Ilirjani: Nëse Egla fiton, populli shqiptar meriton vuajtjet që ka!

Flamur Noka

Tashmë ish deputeti i Partisë Demokratike, Fmalur Noka ka reaguar sërish ditën e djeshme në lidhje me shkarkimin nga detyra e nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare por edhe për përjashtimin nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Noka tha se vendimi i Bashës është antistatutor. “Dua të iki. Nuk më shqetëson ky vendim, pasi është antistatutor. Askush nuk më ndal të mbroj parimet e PD-së dhe do vazhdoj ta bëj”, është shprehur Noka në një deklaratë për median. Ndërsa në rrjetin social “Facebook”, Noka shkruan se Basha po e ‘lufton’ Ramën duke përjashtuar dhe përçarë demokratët. “Me gojee e thotee qee qeellimi eeshtee rreezimi i Ramees ,ndeerkohe ky i fundit vazhdon tee mbreteerojee i qetee nee pushtet peer 12 vjet. Me vepra pengu i tij po e “lufton “atee duke peerjashtuar dhe peerçaree demokrateet…..”, shkruan Noka.

 

Edmond Spaho

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka ironizuar në Facebook me lajmin e shkarkimit të Flamur Nokës nga detyra e zv.kreut të Komisionit të Sigurisë nga ana e kreut të partisë, Lulzim Basha. “Lul, mjaft me dëbime, fillo internimet tani. Bjeru deputetëve si në ’45. Po ndonjë pushkatim, nuk do bëjmë? Nuk e bën dot Enverin ti. I pari ishte historik, i dyti qesharak dhe i mjerë. Po të mblidhet litari, Lul, po të mblidhet”, shkruan Spaho në rrjetin social.

Albana Vokshi

Një tjetër deputet i PD shprehet kundër shkarkimit të Flamur Nokës si nënkryetar i komisionit të sigurisë nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe paralajmërimin për ta përjashtuar nga grupi parlamentar. Albana Vokshi shkruan se memecëria dhe futja në rresht e çon PD-në në një vdekje të sigurt. “Liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në. Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rresht janë asfiksim që e çon PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurt”, deklaron Vokshi.

 

Grupi i deputetëve anti Bashë

Flamur Noka

Edmond Spaho

Albana Vokshi

Oerd Bylykbashi

Edi Paloka

Tritan Shehu

Bujar Leskaj

Luçiano Boçi

Të fundit

Gjendet kërpudha me peshë rreth 13 kilogramë në Turqi

Kërpudhat turke morel janë shumë të kërkuara në të gjithë botën dhe janë të njohura për vlerat e tyre...

Takimi i Ramës në Athinë, Andoni: Kryeministri nuk përmendi votën e emigrantëve

Analisti Ben Andoni, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 ka komentuar vizitën e Ramës në Athinë, ku atje u takua me emigrantët...

Ca truke të thjeshta që i duhen çdo shtëpie për të tërhequr më shumë para

Ju përpiqeni vazhdimisht, por rezultatet mungojnë? Duhet të keni dëgjuar se sipas feng shui-t, shtëpia juaj është vendi kyç për rrjedhën e energjisë që...

Mbreti Karli III flet për luftën me kancerin: Kam humbur shijen gjatë trajtimit

Në zbulimet personale, që konsiderohen të pazakonta për familjen mbretërore britanike, Mbreti Karli III, i cili muajt e fundit po lufton me kancerin dhe...

Në Athinë për Fredi Belerin? Rama për mediat helene: Është histori e politikës greke

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka folur për mediet greke pas takimit me shqiptarët në Athinë ditën e djeshme. “Nuk ka çështje të tillë, nuk është histori...

Lajme të tjera

Web TV