Herët a vonë të gjithë do të thonë: E dua Doktoreshë Albanën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lorenc Vangjeli

Doktoreshë Albana Fico është një emër shumë i njohur në Tiranë. Në një kohë tjetër, ajo dhe shumë kolegë të tjerë si ajo, do të ishin thjesht ajo pjesë e segmentit që e ndan njeriun nga vdekja në rastin më të keq apo në përmirësimin e cilësisë së jetës, në rastin pak më të mirë. Pandemia e bëri të udhës që Doktoreshë Fico e shumë të tjerë si ajo, të jenë pjesë e menusë së shpresës në “gostinë” e frikës që solli virusi. Por kujtesa njerëzore është më e shkurtër se një hapje-mbyllje sysh; një gjë e tillë është edhe bekim, edhe mallkim për qënien njerëzore. Ndaj për shkak të harresës, Doktoreshë Fico dhe kolegët e saj janë përfshirë në një sfidë sa dramatike, aq edhe komike për të bindur popullsinë për vaksinimin. Kjo është një sfidë e frikshme, me shumë armiq imagjinarë dhe me vetë absurdin përballë, që në Shqipëri, e cila sillet shpesh si atdhe i absurdit, është një betejë e humbur. Sepse si rregull dhe jo si përjashtim fiton gënjeshtra e shndërritshme dhe jo e vërteta e vrazhdë. Sepse çdo i paditur ka epërsi në çdo lloj debati.

Përballë dilemës: ndihmon apo dëmton vaksina, ata që besojnë në komplote ndërkombëtare, në teori konspiracioni dhe në fantazi plot gangrenë logjike, edhe pse janë minorancë, janë më të zhurmshëm dhe më interesantë për t’u dëgjuar. Marrëzia vesh gjithmonë kostum të bukur. Ata që dinë pak dhe flasin shumë i gjen kudo, në Paris, në Romë, në Tiranë, në New York dhe në varrezat e këtyre qyteteve, kur ka ndodhur që i ka thirrur në apel vetë karma. Ata janë në të drejtën e tyre që të mos e pranojnë vaksinimin, por është e drejta e pjesës tjetër të shoqërisë që t’i refuzojë në të njëjtat ambiente dhe në të njëjtin vullnet për të marrë shërbime. Duhet kuptuar se një i pavaksinuar është një armëmbajtje pa leje që vjen vërdallë qoftë për të vrarë veten, qoftë për të vrarë të tjerë. Dhe si çdo armë, duhet ndaluar duke e mirëkuptuar madje.

Lexo edhe :  Pse të gjithë në PD janë në garë për 'bustin' e Berishës?

Antivaksinistët janë edhe të dhunshëm, edhe imponues, edhe fyes. E kanë bërë copë doktoreshë Albanën dhe kolegët e saj në rrjete sociale. Kanë dërmuar cilindo që mendon ndryshe me lumenj vreri dhe me gurë ndëshkimi. Ndër ta, edhe njerëz që nuk dinë të numërojnë dhe të shënjojnë as shqisat e tyre, betohen se vaksinat kanë veç të tjerash edhe përbërës nga gjaku i fetusit të lopëve që abortojnë. Kjo fantazi e pacak, që shkon përtej kufirit të pafundëm edhe të vetë idiotësisë, e ka të pamundur të kuptojë se ka një shumicë të heshtur, një shumicë të padiskutueshme, përfshi edhe ata vetë nëse i thërret karma, që herët a vonë do të detyrohet të thonë në gjunjë: Unë e dua doktoreshë Albanën!

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Theo Hernandez në Arabi, Allegri gjen zëvendësuesin

Pas largimit të Theo Hernandez drejt Arabisë Saudite, Milan po ndjek disa emra për krahun e majtë të mbrojtjes, por momentalisht në krye të...

Lajme të tjera

Web TV