FIFA reagon ashpër për episodin në “Air Albania”: Zero tolerancë ndaj sjelljeve të neveritshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria nuk duket se do e kalojë lehtë incidentin në takimin Shqipëri-Poloni e vlefshme për ndeshjet kualifikuese për botërorin “Katar 2022”. Pas shënimit të golit nga ekipi polak, disa tifozë qëlluan mdaj lojtarëve me shishe uji dhe sende të tjera. Incidenti ndodhi në minutën e 77-të sfida u ndërpre pas golit të shënuar nga Sviderski, pasi tifozët shqiptarë të pozicionuar mbas porte vërshuan një lumë me shishe drejt futbollistëve polak. Gjyqtari Klermont Turpin vendosi të ndërpresë sfidën për 15 minuta, deri sa situata u qetësua dhe tifozët u paralajmëruan me ndërprerje përfundimtare të ndeshjes në qoftë se do të hidhej qoftë edhe një shishe. FIFA e ka dënuar ashpër këtë gjest duke u shprehur se materialet janë tashmë në verifikim dhe nuk do të ketë tolerancë për episodin e ndodhur. ‘’FIFA aktualisht po analizon raportet e dërguara mbrëmjen e djeshme mbi sfidat eliminatore të Botërorit në mënyrë që të marrë vendimit më të përshtatshme. FIFA dënon me forcë incidentet në sfidat Angli-Hungari dhe Shqipëri-Poloni dhe do të donte të deklaronte se ky qëndrim është i vendosur në refuzimin e çdo forme të dhunës, si dhe çdo lloj diskriminimi ose abuzimi. FIFA ka një qëndrim shumë të qartë, zero tolerancë ndaj sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll’’, shkruhet në raportin e FIFA-s. Ndërkohë pjesë e hetimit është bërë dhe Hungaria pasi tifozët u përleshën masivisht me policinë në sfidën me Anglinë duke krijuar trazira në stadium.

Të fundit

Koalicionet e PD-së në mijëvjeçarin e ri, 28.9% – 46.9%

Eduard Zaloshnja Nga zgjedhjet e viteve ’90, vetëm ato të vitit 1992 mund të konsiderohen zgjedhje normale. Dhe ato i...

Ekskursioni shndërrohet në tragjedi. Përmbyset autobusi me studentë, 10 viktima

Një ekskursion nga studentë dhe profesorë universiteti përfundoi në tragjedi të shtunën në Kolumbi, kur autobusi i tyre u përplas, duke vrarë të paktën...

Kuvendi i Kosovës tenton konstituimin për herë të 21

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë do të tentojnë sot për herë të 21 të konstituojnë Kuvendin. Deri më tani, deputetët...

U bë nënë për herë të dytë, Einxhel Shkira ndan copëza nga ditët e para të familjes 

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka publikuar në Instagram foto nga ditët e para të familjes me pjesëtarin me të ri, Kres. Einxhel Shkira zbuloi...

Optimizmi tejkalon pesimizmin, 51% e amerikanëve e shohin ekonominë si “të fortë”

Shumica e amerikanëve e shohin gjendjen e ekonomisë si “të fortë” për herë të parë në gati katër vjet. Të paktën kështu ka rezultuar...

Lajme të tjera

Web TV