Teatri pa emocion i debateve në PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Takimet  e doktorit po shterohen. Kaq janë qytetet  Shqipërisë dhe Foltorja e ish liderit të PD nuk mund të shkojë më tej. Ka kërkuar firmat nga anëtarësia për kongres, por gjithësesi fat ii betejës do të vendoset në Tiranë. Dhe në Tiranë, grupin parlamentar e dominon Basha, vulën e ka Basha. Në këtë mënyrë, kongresit që do të thërasë Berisha nuk i gjendet një stemë me ngjyrat e PD-së. Në Tiranë, ndryshe nga takimet në rrethe, e kanë të qartë se pas zhgënjimit me bashën, Doktori nuk do të ketë besim tek askush dhe në këto kushte i bie që nëse rrëzon Bashën, PD-në nuk do tia dorëzojë askujt. Tashmë e do për vete. Vetëm vetes së tij mund ti besojë. Por kreu i partisë më të madhe në opozitë është teorikisht dhe kryeministri i ardhshëm pretendent. Dhe këtu gjërat nuk shkojnë. Imagjinoni pra Berishën si kryetar e pretendent për kryeministër sërish kur askush nuk do ti hapë dyert. Kur askush nuk di referohet por madje me damkën e Non Grata do përlyejë gjithë PD. Llogaritë kështu nuk shkojnë dhe në Tiranë janë më të vëmendshëm dhe më pragmatistë për tia dhënë partinë edhe njëherë Berishës. Dhe ish lideri këtë e di, ndaj po zgjat në vijimësi takimet ndër rrethe për të ushtruar trysni me militantë ku mbase përmirëson pozitat e tij. Por. Megjithë hallet që përcjell Foltorja, realisht debati midis demokratësh po i ngjan një teatri pa emocion dhe ku fundi zor se do të përçojë progresion e zgjidhje pozitive.

Debati në PD mbetet në vëmendje, por që pak rëndësi ka se cili do të jetë fati i Bashës, Berishës, apo gjithkujt tjetër në selinë blu. Vëmendja qytetare është e ndjeshme pse ajo çka ndodh në PD është dhe thelbi i krizave që kalon poltika shqiptare e që trasferohen në të gjitha fushat. Është tregues se demokracia ka shumë rrugë për të bërë, se problematikave të brendshme nuk mund ti hidhet jorgani i harresës sipër pasi një ditë problemet mavijosen e qelbëzohen dhe kur shpërthejnë rrezikojnë infektimin akut. Gjithësesi këto kriza shërbejnë dhe si një shans i mirë për tu pastruar dhe për tu ringritur më i fortë. Natyrisht nëse arrin të heqësh kalbësirat e infeksionit. Kur debati rrotullohet ende rreth figurës së Berishës që apogjeun e vet e arriti para 30 vitesh dhe mbeti i pandryshueshëm përsa kohë qëndroi në fronin e PD, duket se shumë simpatizantë të tij duan ta shohin partinë e tyre si relike. Dhe Basha, që deri dje ishte i pakritikueshëm pse e deshte Doktori, sot është shndërruar në lugatin e zi pse ndau rrugën e PD nga Berisha. Realisht Basha nuk ka pse gjykohet keq për vendimin që mori, pra që i hoqi PD-së një peshë të madhe për të mos përkeqësuar më tejë marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Basha mund të gjykohet pse vajti deri në zgrip të afateve kohore dhe që ish kaq i pafuqishëm ndaj trysnisë që i vinte nga ana e Berishës. Gjithkush me kontribut në politikë e ka të qartë se ky ishte vendimi i vetëm që mund të merrte. Dhe kjo jo thjesht në interes të karrierës së vet, por në interes edhe të partisë që ai drejton. Prej kohësh, ndërsa vetë Basha nuk po shprehej, nga media i kërkohej që së paku kjo çështje duhej të ish shtruar në analizë nga organet drejtuese të PD. Por kjo nuk ndodhi, dhe duket se Basha ka patur frikë se dhe në këto forume Berisha do të dilte me përkrahje më të madhe se vetë ai. Nga ana tjetër, në konceptin e Bashës, shtrimi për gjykim në forumet e partisë të çështjes Berisha, mund të rrezikonte përçarjen e partisë dhe krijimin e grupeve kundërshtare brenda saj.  Në këtë gjykim, Basha mori një vendim që është në të mirë të PD. Padyshim që ky lajm ka elementë ku shumë demokratë ndihen të prekur emocionalisht për çka simbolizon figura e Berishës tek ta, por sidoqoftë, zërat kundërshtarë do të nisin të zvogëlohen gradualisht. Në fund të fundit, mbështetja e çështjes Berisha ishte një peshë e rëndë prej nga PD duhej të ndahej. Madje, shumë prej politikanëve në PD, pavarësisht nëse e pëlqejnë Bashën apo jo, ndihen të lehtësuar që Basha ua hoqi si peshë Berishën. Gjithësesi vendimi mund të hapë dhe spirale të tjera. Spirale ngjarjesh ku do të ndërthuren interesat si të atyre që mbeten përkrahës të pandryshuar të Berishës, ashtu edhe të figurave të tjera, që pavarësisht se nuk u dhëmb shumë për Berishën, kanë një pakënaqësi me bashën dhe synojnë ta shfrytëzojnë ketë moment si mundësi për imponim dorëheqjeje të kryetarit actual, çka do të hapte dhe një garë të re për lidershipin e PD.

Lexo edhe :  Ose 'berishizmi' largohet përfundimisht nga PD, ose 2029 na sjell Monarkinë

Gjykimi që po i bëhet mediatikisht çështjes është sikur problemi kryesor është Berisha. Ndërkohë që problemi kryesor është PD. Ish lideri i PD e ka marrë goditjen prej kohësh dhe fati i tij politik duket i vulosur që kur u shpall non grata nga departamenti i Shtetit. Tashmë çështja është se çdo të bëhet me PD dhe cili do të jetë fati i saj politik. Pra a ka më shumë hapësira për  vepruar pa peshën e vendimit të Berishës, dhe si mund ta shfrytëzojë për të ndërtuar të ardhmen e saj këtë moment. Duhet thënë se rreziku i përcarjes ishte më evident nëse do të mbahej një qëndrim mbrojtës ndaj ish kryeministrit Berisha. Kjo jo vetëm do të ftohte përfundimisht marrëdhëniet me ndërkombëtarët, duke e lënë të zbrazët praninë e PD në tryezat e bisedimeve e të bashkëpunimit, por njëkohësisht do të sillte dhe një reaksion tjetër zinxhir. Shumë nga deputetët e rinj, qoftë për pragmatizëm apo dhe pse janë në fillimet e karrierës së tyre politike, nuk mund të pranojnë që ardhmëria e tyre në politikë të mbetet peng prej një qëndrimi mbështetës për Berishën. Një pjesë e tyre janë aktivë pas vitit 2013 dhe pak gjëra i lidh direkt me Berishën. Ndaj mund të parashikohej që vetë grupi parlamentar i PD të ndahej në dy pjesë. Në këto kushte vetë pesha e opozitës do të binte dhe beteja e saj kryesisht do t ëish e brendshme sesa do të drejtohej kundër maxhorancës. Nga ana tjetër mund të parashikohej lehtësisht që grupi i ri që do të ndahej nga trashëgimia e Berishës do të kish një mbështetje dhe nga ndërkombëtarët çka do të shtonte dhe peshën elektorale të tyre në betejat zgjedhore të ardhshme. Kjo gjë do të çonte që PD të mos ish më forca më e madhe e opozitës dhe me diferencë të thellë nga të tjerët. Dhe kjo do të shënonte dhe fundin e saj si një parti që e ka mbaruar misionin e vet.

Basha është më i avantazhuar në këtë betejë. Pavarësisht aspektit emocional të fillimit të përkrahësve të Berishës, gjërat po kthjellohen gradualisht. Dhe sa më shumë koha do të kalojë , ajo do të jetë në favor të  Bashës. Ndonëse Berisha ka shpallur luftë ndaj tij, beteja kryesore e tij nuk mbetet PD-ja por çështja e vendimit non grata të shpallur ndaj tij. Ndaj e gjithë kjo është harxhim energjish dhe krijimi i një fronti beteje që nuk i vlen aspak. Berisha nuk mund të tentojë të rivijë në krye të PD, vetëm thjesht të hakmerret ndaj Bashës e të vendosë një figurë tjetër të tuteluar prej tij. Një PD e drobitur pak punë do ti vlejë. Madje nuk do ti vlejë askujt. Nga ana tjetër, kush është më pak emocional dhe më i ftohtë në arësyetim, e kupton qartë se vendimi i Bashës për ndarjen nga Berisha është rruga e vetme që PD të mbijetojë. Rruga e Berishës nuk ka asnjë ardhmëri politike dhe mbështetja për të do të ish vetvrasje politike. Ndaj një sërë figurash në PD duket se janë të rezervuar dhe preferojnë aktualisht heshtjen dhe mosprononcimin deri sa të kalojë kjo fazë emocionaliteti dhe dashurie ndaj ish liderit. Gjithësesi PD-së i duhet të hyjë në një fazë ridimensionimi të saj dhe natyrisht kjo kërkon dhe kohën e vet. Por do të ish mirë që kjo fazë të mos përzihet dhe të mos ketë lidhje me çështjen Berisha.

Berisha nga ana e tij është shumë i lexueshëm në veprimet që kryan pasi po luan në gjaknxehtësi e sipër. Duket se ka pritur të ketë më shumë mbështetje nga anëtarësia dhe që kundërshtia ndaj vendimit të Bashës të ish më e madhe. Foltorja ish më shumë një shkarkim emocional për idhtarët e tij, por beteja përfundimtare do të zhvillohet në Tiranë. Dhe këtu ngjisin më pak efektet idilike të dashurisë ndaj ish liderit, siç u pa nëpër rrethe. Berisha e ndjen këtë ndërkohë që mbaruan takimet nëpër qytete. Tirana mbetet përplasja e fundit dhe në të do të vendoset më shumë sesa fati i Bashës apo i Berishës, vetë fati i PD-së.

 

Të fundit

Rama: Shumë të rinj europianë që studiojnë në Tiranë duan të qëndrojnë në vendin tonë

Kryeministri Edi Rama, në Forumin Ndërkombëtar për të Ardhmen e Evropës, deklaroi se ka shumë të rinj europianë që...

E fundit/ Real Madrid zyrtarizon transferimin e Dean Huijsen

Dean Huijsen është lojtari më i ri i Real Madrid. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. https://twitter.com/realmadrid/status/1923680731789758959?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA “Real Madrid...

Tirana “historike” për Merz! Samiti i parë europian si kancelar i Gjermanisë

Takimi i “Komunitetit Politik Europian”, që bëri bashkë kryetarë shtetesh e qeverish të Europës në Tiranë, pati një rëndësi të veçantë për Fridriech Merz. Kjo...

PD kërkon kontestimin e çdo vote, Topalli: Disa fletë të plotësuara nga e njëjta dorë

“Gjatë numërimit të votave të Diasporës janë konstatuar një numër votash për Partinë Socialiste, të cilat duken të jenë të plotësuara nga e njëjta...

Tensionet me Macron/ Meloni mungoi në takimet e grupit të “të gatshmëve” për Ukrainën

Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian mund të kishte qenë një mundësi për të ndrequr fërkimet në mesin e grupit të vendeve ‘Të...

Lajme të tjera

Web TV