Nesër nis viti i ri akademik/ Kushi uron studentët dhe pedagogët, thirrje për vaksinim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të hënën do të nisë dhe viti akademik 2021-2022 ku ndryshe nga një vit më parë studentët do të jenë në auditor me kushtin që të jenë të vaksinuar.

Në prag të nisjes së vitit, ministrja e Arsimit dhe e Sportit Evis Kushi përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale ka uruar të gjithë studentët e pedagogët që nesër nisin vitin e ri akademik 2021-2022.

Ky fillim viti është një moment veçanërisht i rëndësishëm për të gjithë ne, sepse përkon pikërisht me fundin e emergjencës së një pandemie që na detyroi të heqim dorë dhe të sakrifikojmë shumë gjëra prioritare të jetës sonë. Por së bashku ne ia dolëm që të përshtatemi në kohë rekord me kufizimet dhe kushtet e reja. Madje edhe në muajt më të vështirë të krizës ne nuk qëndruam në pritje, por kemi kërkuar të gjitha mënyrat e mundshme se si të vazhdonim përpara me leksionet, seminaret, konferencat e çdo aktivitet tjetër pjesë e kurrikulave universitare”, shprehet Kushi.

Ajo nënvizon se fatmirësisht, “sot falë efekteve pozitive të fushatës masive të vaksinimit, por edhe falë një ndërgjegjësimi më të lartë personal dhe kolektiv për të respektuar protokollet e institucioneve shëndetësore, më në fund ne po e nisim vitin e ri akademik me prezencë fizike në auditore”, teksa shprehet e kënaqur që universitetet tashmë i kanë marrë të gjitha masat e duhura për të garantuar mjedise të ngrohta, mikpritëse dhe plotësisht në dispozicion të studentëve.

Ndërkohë, Ministrja Kushi përsërit apelin ndaj të gjithë të pavaksinuarve që nuk kanë pasur mundësi, për tu vaksinuar në vijim:

Ne besojmë që universiteti nuk formon vetëm profesionistë apo shkencëtarë të fushave të ndryshme, por formon qytetarët e një shoqërie, të cilët mësojnë të jenë anëtarë të një komuniteti duke respektuar të drejtat e njëri-tjetrit. Dhe kjo është e pamundur të realizohet duke qëndruar përpara ekranit të një kompjuteri apo telefoni celular, por vetëm nëpërmjet ndërveprimit me pedagogët tuaj, kolegët dhe duke u parë sy me sy me njëri-tjetrin“, shton ajo.

Ndërsa cilëson se ky vit do të jetë një sfidë e re edhe për shkak të objektivave madhore që janë vendosur për rritjen e cilësisë në arsimin e lartë dhe ndërkombëtarizimin e universiteteve, Ministrja Kushi shprehet besimplotë se ky vit do të jetë një përvojë unike në jetën universitare:

Lexo edhe :  Turizmi shënoi rritje rekord në Maj, numri i vizitorëve u rrit me 31,8%

“Ju rikujtoj që pjesa më e madhe e pasurisë së vërtetë që kemi, jo vetëm njohuritë por edhe marrëdhëniet, miqësitë, madje dhe ndjenjat që i mbartim gjatë gjithë jetës sonë, fitohen në auditore, biblioteka, korridore dhe të gjitha mjediset universitare. Fillim të mbarë të vitit të ri akademik!  Përqafime, Evisi!”, mbyll mesazhin e saj ministrja.

Të fundit

Asnjë e shtënë arme, asnjë i plagosur, rusët i dorëzohen robotëve dhe dronëve ukrainas

Një moment historik është shënuar në frontin lindor të Ukrainës, ku një grup ushtarësh rusë u dorëzuan për herë...

Kukullat Labubu “pushtojnë” edhe Bebe Rexhën, fansat në panik

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë botërore, Bebe Rexha, i është bashkuar njërit prej trendeve më të përhapura në rrjetet sociale kohët e fundit,...

1976 – Lojërat Olimpike në Montreal nën hijen e bojkotit afrikan

Më 17 korrik 1976, u hapën zyrtarisht Lojërat Olimpike Verore në Montreal, Kanada, në një atmosferë të trazuar nga tensionet politike ndërkombëtare. Ajo që...

Zjarr i madh pranë “Zonës 51” në Nevada, shpërthejnë teoritë konspirative

Një zjarr i madh ka shpërthyer pranë bazës ushtarake të njohur si Zonja 51 në Nevada, duke shkaktuar spekulime të shumta nga adhuruesit e...

S’mund t’i besosh Shqipërinë dikujt që s’i beson askujt

Nga Mero Baze Debati mes dy partnerëve në koalicion, Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt, është pasojë e qartë e mosbesimit politik mbi të cilin është...

Lajme të tjera

Web TV