Torturat e ujgurëve/ Rrëfimi i ish-gardianit kinez: I mbanin të lidhur dhe i godisnin me elektroshok në organet gjenitale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ish-gadrian i një burgu në Kinë ka zbuluar se me çfarë metoda të torturimit ballafaqoheshin të burgosurit ujgurë, komuniteti, pakicë i myslimanëve në Kinë.

“Në hapësira zakonisht qëndronin tre policë që shqelmonin dhe grushtonin njerëzit dhe i godisnin me kamxhikë – duke i detyruar të zhvishen lakuriq. Janë përdorur rripa – që është metoda më brutale. Njerëzit nuk mund të rezistojnë shumë, kryesisht janë rrahur deri në vdekje”, ka shpjeguar ish-gardian i identifikuar si Dijang, 39-vjeç.

“Koka dhe sytë në veçanti u mbuloheshin nga gjaku dhe nuk mund të shihnin asgjë. Disa mbesnin pa sy. Më pas i pastronim me ujë, disa nuk i lejonim për ditë të tëra të mos flenë – nganjëherë metoda më e thjeshtë del të jetë më e keqja por shumë efikase. I dërgonim më pas në spital për tretman”, ka shtuar ai.

Gratë torturoheshin me elektroshok nëpër organet gjenitale, ua lidhnin duart me pranga dhe më pas i godisnin. Pas dy apo tre minutave fillonin të qanin nga dhimbjet”, ka shpjeguar ish-gardiani.

Në mesin e viktimave të torturave ishin edhe 14-vjeçarët. “krimi” i tyre ishte – thjesht se ishin pjesëtarët të komunitetit mysliman në pjesën perëndimore të Kinës që njihen si ujgurë – që regjimi komunist pavarësisht kritikave dhe apeleve të perëndimit – i persekuton vazhdimisht. Madje Shtetet e Bashkuara veprimet e Pekinit mbi ujgurët i cilëson si gjenocid.

Ish-gardiani që “hapi zemrën” në një intervistë të dhënë për Daily Mail, nga një familje lojale e policëve dhe anëtarëve të partisë. Thotë se ishte i bindur se kishte përmbushur obligimin patriotik dhe besonte në propagandën se po lufton kundër terroristëve, separatistëve dhe ekstremistëve islamikë.

Lexo edhe :  “Goditje” për Trump! Moody’s ul vlerësimin e kreditit të SHBA

Mia Wank nga Humans Right Watch, thotë se gjykimi i tij vetëm sa e vulos pretendimet e shumë tjerëve për krimet që kryhen kundër njerëzimit nga regjimi kinez.

Presidenti kinez Xi Jingping në vitin 2015 kishte urdhëruar që policia t’i përcjellë, marrë në pyetje dhe të mbledhë informacione për “persona interesant”.

Një vit më pas, Xi filloi fushatën “goditja e fuqishme” kundër pakicës myslimane që përfshinte dërgimin e tyre nëpër kampe për “riedukim”. Në këto “qendra shkollimi” kanë shkuar ata që bartnin shami, kishin mjekra dhe familjet jashtë Kinës.

Policia thotë Diang, kishte për cak vazhdimisht ujgurët, pavarësisht asaj nëse kanë kryer ndonjë krim apo jo. Me një rast, kolegët e tij kanë rrahur për vdekje një taksist që transportonte pasagjerë me mallra të vjedhura.

Nëse dikush prej ujgurëve ankohej për varfri apo tentonte të largohej nga vendi, dërgohej në kamp. Nganjëherë fshatra të tëra dërgoheshin nëpër kampe. Adoleshentët përfundonin në burgje vetëm pse kishin biseduar për brutalitetin e policisë, bartnin mjekra apo shpërndanin video “islamike” nëpër rrjete sociale.

Të fundit

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Formula 1, makina shpërbëhet si të ishte prej kartoni

Provat zyrtare në Çmimin e Madh të San Marinos në Formula 1 kanë regjistruar disa momente antkhi në tribuna,...

Tornado dhe stuhi të fuqishme godasin SHBA/16 viktima dhe mbi 700 mijë banesa pa energji

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e tornadove dhe stuhive të fuqishme që përfshinë pjesën qëndrore të Shteteve të Bashkuara nga...

‘SPAK kontrolloi disa lokale para zgjedhjeve’/Kandidati socialist në ‘telashe’nga hetimet

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka dhënë një analizë të thelluar mbi zgjedhjet e fundit, duke theksuar se procesi nuk...

Shpallja e rezultatit për Qarkun e Lezhës, Noka dhe Balla përplasen fizikisht

Numërimi i fundit i votave të diasporës për Qarkun e Lezhës në Parkun Olimpik në Tiranë ka sjellë jo vetëm ankth e pasiguri mes...

Nga numri i telefonit te analizat, informacionet që nuk duhet të ndajmë me Chat GPT

Inteligjenca artificiale mund të jetë një mjet i vlefshëm për ne gjatë përditshmërisë, por megjithatë rekomandohet që duhet të kemi kujdes në përdorimin e...

Lajme të tjera

Web TV