Strategjia Kombëtare për Rininë, Rama në Durrës: Në projektbuxhetin e ardhshëm, financim për laboratorët e informatikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë një konsultimi publik me nxënës edhe studentë nga e gjithë Shqipëria, për strategjinë e re kombëtare për rininë, Kryeministri Rama u shpreh se në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm do të financohet për laboratorët e informatikës për të gjitha shkollat.

Nga Durrësi, Kryeministri u shpreh se mësuesit e matematikës e fizikës që deri dje plotësonin orët nuk do të jenë vazhdimësia e klasave të informatikës por do të ketë një sistem të ri të dhënies së mësimit të informatikës.

“Mësimi mund të jepet lehtësisht nëpërmjet ekranit në klasën e informatikës. Kjo do të vlejë që nxënësit do të kenë një mësues kujdestar në distancë”, u shpreh Rama.

Rama: Po ashtu një tjetër temë që këtu mbase është pak e lidhur me mjedisin ku jemi dhe pse jeni në gjenerata të ndryshme është e aktiviteteve artistike pas mësimit. Dikush ngriti çështjen e profilit muzikor për shkak të lëndës që ka zgjedhur dhe lidhjen me letërsinë dhe dikush ngriti një problem të ngjashëm dhe jo në drejtim të profilit muzikor por artistik në artet pamore.

Sot ne vendosëm që në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm të adresojmë me financim çështjen e laboratorëve dhe çështjen e mësimit të informatikës, nuk e di si është në shkollat tuaja konkretisht, sepse në një pjesë të konsiderueshme edhe vetë mësuesit e informatikës janë mësues matematike e fizike që plotësojnë orët, nuk mund të jetë vazhdimësia e klasave të informatikës. Ne do të fillojmë punën për të të plotësuar laboratorët, me qëllimin që plotësimi i laboratorëve të jetë një objektiv afatshkurtër dhe për të ndryshuar sistemin e të mësuarit të informatikës.

Nuk është e domosdoshme të jemi në një hapësirë për të ndarë opinionet tona dhe shqetësimet tona, sistemin e dhënies së mësimit të informatikës, që kemi objektivin ta nisim që në klasë të parë, do ta bëjmë një sistem të qendërzuar ku falë mundësisë së lidhjes në distancë, nxënësit duke patur mësuesin përkatës të marrin një pjesë të mësimeve nga lektorë të nivelit më të lartë. Mësimi mund të jepet lehtësisht nëpërmjet ekranit në klasën e informatikës. Kjo do të vlejë që nxënësit do të kenë një mësues kujdestar në distancë, kështu mësuesi i klasës do të trajnohet edhe ai vetë për këtë proces mësimor.

Lexo edhe :  Opozita kërkoi shkarkimin e Veliajt në Këshillin Bashkiak, socialistët...

Ne sot kemi diskutuar vendosjen në dispozicion të programit të arteve dhe sporteve, të një financimi të veçantë, ku hyn edhe vullnetarizmi dhe edukimi mjedisor. Për të gjitha këto ne do të kemi një pjesë të procesit që do të organizohet duke i dhënë mundësi shkollave të krijojnë rrethet e tyre sportive dhe artistike sipas dëshirave dhe talenteve dhe një pjesë tjetër do të jetë në shërbim të spontanitetit të nxënësve.

Të fundit

“Mumja” e Leninit ndan Putinin dhe Kishën Ortodokse, revoltohet politika ruse

Një dokumentar i ri me titullin “Mumja” po krijon polemika të forta në Rusi. Filmi, i mbështetur nga Kisha...

Von der Leyen dhe Trump në “garë me kohën” për të shmangur një përplasje globale

Pas javësh negociatash intensive mes ekipeve teknike dhe politike, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, takohen nesër...

Zjarret në vend, gjatë 24 orëve janë evidentuar 29 vatra, 13 prej tyre ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit, vendi po përballet me një numër të madh zjarresh, duke përfshirë 29 vatra të evidentuara, nga të cilat 13...

12 ditë aksion për sigurinë ushqimore, bllokohen mbi 76 ton mallra

Në vetëm 12 ditë nga nisja e aksionit për formalizimin e tregut bujqësor e blegtoral dhe garantimin e sigurisë ushqimore, autoritetet kanë bllokuar 76.1...

Pse barku me muskuj është gjëja më pak radikale në transformimin e Sacha Baron Cohen

nga Stuart Heritage Ka një ritual që pothuajse çdo aktor komik e përjeton gjatë karrierës së tij. Pas vitesh – ndonjëherë dekadash – ndërtimi të...

Lajme të tjera

Web TV