Humbi jetën në aksident, i gjithë qyteti italian i jep lamtumirën 11-vjeçares shqiptare!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mijëra vetë morën pjesë në funeral. Një poezi e shkruar nga një nga mësueset me mendimet e shokëve dhe shoqeve të klasës dhe shumë tullumbace të bardha e të verdha që shkonin drejt qiellit.

Të gjithë prisnin që Emanuela Brahja të kishte një jetë të gjatë përpara, por fatkeqësisht gjithçka u shua nga një aksident rrugor. Ditën e martë, vogëlushes 11-vjeçare iu dha lamtumira dhe u përcoll për në banesën e fundit. Funerali ishte i mbushur me vuajtje të thella jo vetëm për babanë Agronin dhe nënën Esmeralda, për motrat dhe villain, por edhe për komunitetin shqiptar në Campodarsego.

Prifti e krahasoi historinë e Emanuelës me historinë e Ungjillit ku Jezusi sjell në jetë një vajzë 12-vjeçare, vajza e kreut të sinagogës, të cilës nuk u dha merita mrekullive. Gjatë meshës edhe prifti u përfshi shumë nga emocionet saqë në një moment iu desh që të ndalonte një prej predikimeve. Trishtimi u shtua kur në mes të njerëzve, një prej mësueseve të saj lexoi një poezi në nderim të Emanuelës.

“Do të të kujtojmë si një flutur që hap krahët dhe fluturon lehtë. Në sytë e tu lexohej habia e një vajze që i afrohej realitetit që e rrethon me vetëdije të plotë. Na ke dhënë ndjeshmëri, thjeshtësi dhe mirësi. Me këtë që ka ndodhur na ke thyer zemrat,”- tha një prej mësueseve të saj e cila lexoi një poezi.

Dëshmia e një shoku ishte ajo që u theu sërish zemrat të gjithëve.

“Nuk ka asgjë më të dhimbshme. Ne duhet të bëjmë paqe me faktin që nuk do kthehesh më. Jeta është si piano, çelësat përfaqësojnë lumturinë, çelësat e zinj trishtim. Ema shkroi në një temë se cilado qoftë rruga e jetës, kujtoni se edhe çelësat e zinj përdoren për të bërë muzikë.”

Lexo edhe :  Pse mbi 90% e pilotëve janë ende burra dhe a mund të ngushtohet hendeku gjinor?

Lutje në këtë funeral pati edhe për personin që përplasi Emanuelën në mënyrë që të gjejë qetësi dhe forcë për të vazhduar jetën e tij në familje dhe komunitet. E mitura, Emanuela Bahja u aksidentua më 11 Tetor pasi u përplas nga një furgon teksa po bënte xhiro me biçikletë. Edhe pse u shtrua në spital, por nuk mundi që t’u mbijetonte plagëve të rënda që kishte pësuar.

Të fundit

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e drejtuesit politik të PD për Tiranën, Belind Këlliçi, cili disa...

Nga distanca personale tek mbështetja politike, Kryemadhi flet pa ‘doreza’ për Ilir Metën

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në  një emision televiziv, sqaroi pse vendosi të dalë në mbështetje të Ilir Metës, edhe pse tashmë...

Pse u largove nga PD?/ Shehaj: Humba besimin se mund të ndryshohej diçka në parti!

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin Log. në News 24, diskutoi me analistin Fatos Lubonja. Lubonja e pyeti se përse...

Pse PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet, apo i dalin humbje madhështore?

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin PS forcë fituese. Sipas tij, PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet pasi i dalin humbje madhështore 'Edi Rama në...

“Demokratët gdhihen me Moxartin!”/ Rama i përgjigjet kritikave për fushatën “tallava”

Dy ditë para se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimet, kryesocialisti Edi Rama ndodhet sonte në studion e Top Story përballë gazetarëve për të...

Lajme të tjera

Web TV