Fier/ Krim i rëndë në familje, djali plagos babain me thikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një konflikt që ka vijuar me përdorimin e thikës është regjistruar këtë të shtunë në një familje në Fier, ku djali ka qëlluar babanë e tij.

Policia bën me dije se autori i dyshuar “është shtetasi me inicialet S.V., 47 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe kishte goditur me thikë në banesë babain e tij, shtetasin D.V, 80 vjeç”.

Autori është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, ndërsa babai i tij shtetasi D.V., ndodhet në spitalin rajonal të Fierit jashtë rrezikut për jetën.

Fier/Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës (thikë) babain e tij, Policia kap dhe shoqëron autorin.

Pas marrjes së njoftimit se në Levan kishte ndodhur një konflikt në familje dhe për pasojë djali kishte plagosur babin e tij me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje .

Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur neutralizimi i autorit të dyshuar, shtetasit S.V., 47 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe kishte goditur me thikë në banesë babain e tij, shtetasin D.V, 80 vjeç.

Shtetasi S.V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa babai i tij shtetasi D.V., ndodhet në spitalin rajonal të Fierit jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit

Fundjava për plazh/ Rradhë të gjata dhe trafik i rënduar në qytetin e Vlorës

Pavarësisht efektivëve të policisë të vendosur në disa prej pikave më kryesore, sërish trafiku i rënduar ka krijuar vështirësi...

SpaceShipOne – Fluturimi i vitit  2004 që hapi epokën e hapësirës private

Më 21 qershor 2004, një ngjarje historike ndodhi mbi shkretëtirën Mojave në Kaliforni: SpaceShipOne, një avion-raketë eksperimental i ndërtuar nga sektori privat, u bë...

Arrestohet spiuni i Iranit në Qipro, kishte nën vëzhgim bazën ushtarake britanike

Autoritetet qipriote kanë arrestuar një shtetas azerbajxhanas nën dyshimin për përfshirje në aktivitete spiunazhi dhe planifikimin e një sulmi terrorist. I dyshuari u paraqit...

Vendet më këqija për të vendosur telefonat

Sot është shumë e vështirë të gjesh një person që nuk zotëron një celular. Jemi të varur nga këto pajisje që nuk luajnë më...

Sëmundjet e gjakut po vrasin popullsinë, Mjekët ngrenë alaramin

Vitin e shkuar sipas raportit të fundit të Institutit të Statistikave ato ishin përgjegjëse për më shumë se gjysmën e vdekjeve si pasojë e...

Lajme të tjera

Web TV