Ishte kundër emigrantëve/ Matteo Salvini rrezikon deri në 15 vite burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri italian i brendshëm Matteo Salvini ka dalë në gjyq në Sicili, i akuzuar për ndalimin e ankorimit të një varkë emigrantësh në gusht 2019.

Politikani i krahut të djathtë mohon akuzat për shperdorim të detyrës.

Dëshmitarët e prokurorisë përfshijnë aktorin hollivudian Richard Gere, i cili ishte në bord. Salvini mbylli portat për anijet e shpëtimit, duke lënë dhjetëra emigrantë të shpëtuar nga Mesdheu të bllokuar në një anije spanjolle shpëtimi për tre javë në kushte të përkeqësuara. Ai përballet me një maksimum prej 15 vitesh burg nëse shpallet fajtor. Në ditën e hapjes së gjykimit, gjyqtari lejoi të dëshmonin të gjithë dëshmitarët e paraqitur nga të dyja palët. Ata përfshijnë gjithashtu ish-kryeministrin Giuseppe Conte dhe anëtarë të kabinetit të tij.

Por i pandehuri u tall me praninë e z. Gere.

 

“Pyes veten nëse është serioze që Richard Gere i Hollivudit do të dëshmojë për sjelljen time në një gjyq”, u tha ai gazetarëve jashtë gjykatës.

 

Gere kishte hipur në anijen spanjolle Open Arms përpara se ajo të ankorohej pas 19 ditësh në det në ishullin Lampedusa me gati 150 emigrantë në bord. Salvini tha se ai po mbronte politikën e qeverisë së tij të “porteve të mbyllura” që synon të ndalojë emigrantët të bëjnë kalimin e rrezikshëm në Mesdhe.

 

Të fundit

Kancelari Merz paralajmëron gjermanët: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë

Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri thirrje për përpjekje më të mëdha mbrojtëse gjatë një vizite sot në Bundeswehr. Merz...

“Le të vdesin”/ Emërimi i ministrit të ri nga Mistotakis shkakton polemika në Greqi

Qeveria greke ka zëvendësuar katër ministrat që të premten dhanë dorëheqjen si pasojë e skandalit për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë. Thanos...

Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes alarmoi banorët pasi në zonë...

Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze të çiftit në ishullin...

Katastrofë ajrore/ Rrëzohet avioni, humbin jetën 4 persona

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke vrarë të katër personat në bord, përfshirë...

Lajme të tjera

Web TV